POLITIKA KOMBËTARE

BAATH PARTY MADE IN FYROM

Në krijesën komuniste FYROM, imami Musa Llamallari e ka paralajmëruar formimin e Partisë Socialiste Shqiptare (BAATH PARTY FYROM) në Maqedoni. Siç konfirmohet nga aktivistët tjerë dhe nga postimet e imamit të ngazëllyer, mbështetjen për këtë subjekt të ricikluar të ideologjisë vrastare komuniste, e ka dhënë në parim edhe kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari aktual i BAATH PARTY ALBANIA, Edvin Rama.

Elozhetë e pafundme të imamit Musa Llamallari për Edvin Ramën në rrjetin social facebook, janë bërë pikë reference dhe po komentohen gjithandej edhe në mesin e shqiptarëve. Shtrohet pyetja, nga vjen kjo lidhje shpirtërore dhe ideologjike e islamit politik me socializmin rus? A kemi nevojë për hulumtime të thella e të eksagjeruara mbi këtë fenomen? Ne besojmë se jo, sepse këto lidhje janë të panumërta, duke filluar nga marrëdhënjet e veçanta të Bashkësisë Islame Turke me FANARIN e deri në ditët tona.

Për të mos shkuar më larg, mjafton të ndalemi në të kaluarën e afërt…

Shqiptarët e mbajnë mend periudhën e vitit 1991, kohën kur lideri socialist i BAATH PARTY IRAQ, Sadam Husein, pushtoi Kuvajtin. Asokohe, lideri i pakontestuar socialist i Irakut, Sadam Husein, nuk ngurroi asnjëherë t’i nënçmojë dhe poshtërojë zyrtarisht e botërisht shqiptarët, duke dërguar mesazhe mbështetëse për politikën gjenocidale të shtetit serb dhe kishës uzurpatore të Serbisë. Pavarësisht këtij realiteti, për habinë e të gjithë shqiptarëve, pjesa më e madhe e imamëve shqipfolës, deri në përfundim të konfliktit në Gjirin Persik, mbajti anën e diktatorit Sadam Husein!

Shqiptarët i mbajnë mend mallkimet e hoxhallarëve kundër SHBA-ve dhe ish-Presidentit Bush i vjetër! Shiptarët e mbajnë mend edhe dëshpërimin e këtyre imamëve për humbjen e Sadamit! Shiptarët e mbajnë mend dhe nuk e harrojnë kohën kur po këta imam të INTERNATIONAL BAATH PARTY, e relativizuan deri në paturpësi kërcënimin e Kërshëndellave të Presidentit Bush në adresë të Beogradit zyrtar! Shqiptarët mbajnë mend edhe më shumë se kaq, prandaj, nuk na mbetet tjetër vetëm të thërrasim zyrtarisht rininë dhe popullin tonë:

Shqiptarë, JETO dhe BESO SHQIP! 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *