OPINIONE

NUK JEMI KURORËZUAR ME JU, QË T’JU PYESIM KAH PO SHKOJMË

PROF. DR. VEBI XHEMAILI

REAGIM KUNDËR Partisë TMRO, ku edhe partitë tjera sllave fare nuk dallojnë nga këto qëndrime publike që ka parashtruar TMRO-ja

Ne e dimë që juve u pengon; Juve sllavëve të Maqedonisë Ju pengon çdo lëvizje e shqiptarëve kah Prishtina dhe Tirana.

Prandaj ju mund të reagoni sa të doni por ne e kemi platformën tonë si e keni ju me Sofjen. Me këtë rast dua tua përkujtoj vetëm aktin e Pavarësisë, ku ju dhe VMRO-ja reaguat në Sofje, ndërsa Sofja reagoi deri te Moska, që mos të njihet Pavarësia e plotë e Shqipërisë në emër të katër vilajeteve të shpallur nga Ismail Qemali.

E dyta, pas kësaj Shpallje Serbia i pushtoi tokat tona verilindore. Paoshtu me këtë rast Politika Serbe e mori nën sundimin e saj Shën Naumin shqiptarë. Me këtë rast dua të theksoj publikisht si historian, se Ju keni një shtet pa histori dhe taban kombëtar, kot hiqeni si maqedonas dhe fshiheni pas emrit gjeografik që quhet Maqedoni, që historikisht njihet si toponim ILIR.

Ju sllavët e kësaj krahine pa të drejt i përvetësuat pushtimet e shtetit komunist jugosllav. Ju pas tërheqjes së Jugosllavisë titiste u bëtë zot i të gjitha territoreve shqiptare edhe pse nuk keni asnjë mbështetje as historike as juridike që të silleni si patronë kundrejt shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta etnike. Ju silleni më keq se politika hegjemoniste bullgare ndaj trojeve dhe kulturës shqiptare në Maqedoninë e sotme. Bullgaria deklaron pa të drejtë se Shën Naumi është bullgar. E Ju hiq fare nuk jeni kërkushi, pa asnjë ditë histori kombëtare, rreni botën, kur deklaroni pa fije turpi, se Shën Naumi është i juaji. Por tërë bota e din se ky tempull fetar është shqiptarë den baba den i ka takuar Shqipërisë, pasi edhe themelet e saj flasin shqip. Pasi e kanë ndërtuar veprimtarët shqiptarët, para se të vini ju në Ballkan.(V.Xh).

Prandaj sot të gjithë shqiptarët protestojnë për atë, që kundërshtojnë udhëheqësit e TMRO-s, për takimet e udhëheqësve shqiptarë në Tiranë, kërkojnë që këto takime ti ndalojë me draft Ministria e punëve të Jashtme të Maqedonisë. Njëri nga anëtarët e TMROS. Që quhet Shehtanski deklaron: “MJP duhet të reagojë ndaj takimit të partive shqiptare me Edi Ramën”.

Me këtë rast dua në emër të shqiptarëve të deklarojë: “Se neve syri nuk na bënë pëtë nga një gomar i coftë siç është politika sllave, që bënë zhurmë në emër të Sofjes”. Ne kemi vizionin tonë, të pastër si loti, po afrohet dita e bashkimit, sipas medieve botërore, ku prinë SHBA-të.

Ne e dimë se ju nuk doni të takohemi me vëllezërit tanë – por mos harroni se ne i kemi vëllezër dhe jemi të një gjaku dhe të një trungu, kudo që jetojmë. Edhe Ne në Maqedoni jemi shqiptarë të trevave lindore të Shqipërisë, që Pavarësinë e Shpalli Ismail Qemali me ndihmën e shqiptarëve të Kosovës në krye me Hasan Prishtinën, që i thanë Serbisë jo, se Ne e duam me çdo kusht bashkimin e kombit.

-Krejt në fund, gjaku i shqiptarëve i takon vetëm Shqipërisë. Prandaj duhet të jemi kokë më kokë, në VENDIMARRJE, për të mirën popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por kudo që jeton ky popull i vuajtur, por kreshnik deri në piedestal. Ky popull është krenar për atë që ka bërë deri më sot në mbrojtjen e vlerave kombëtare brez pas brezi i njohur midis Ballkanit dhe më gjerë me vlera të larta Evropiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *