OPINIONE

TMERRIMI I TMERRIT TERRORIST!!!

Ish koha kur gjithçka ishte nderur e mbahej në një fill të hollë. Këputja e tij , e pa diskutueshme. Por ajo këputje çdo të sillte vallë. E tërhequr, e tendosur për 50 e kusur vjet, nga njëra anë një popull i tërë që kishte hequr të zitë e ullirit nën një teror të paparë deri atëhere, dhe nga ana tjetër vetë terori komunist . Të kapitur që të dy palët kishin mbajtur frymën, thua se një frymëmarje e vetme do të prishte balancën e … Të strukur në tmer , duke kuptuar se s’mbante më ujë pilafi, komunuistët më shumë se kurrë, të futur në koracën e krimit , duke u dredhur sepse nuk mund të mos pranonin forcën përballë e as të bën in sikur nuk e vlerësonin. —Lumi i vdekur u ngjall thotë autori i romanit Lumi i vdekur Jakov Xoxe-mjerë të gjallët. Për momentin lumi ishte populli dhe të gjallët …të gjallët ishin ata që ishin munduar të mbanin lumin e madh popull të vdekur për gjysëm shekulli. Por po afronte …ringjallja.

TË MBLEDHUR KRUSPOLL NË KORACËN E TYRE QË ISHTE E RRETHUAR nga shkëmbinjtë e tmerit që i kishin zbritur nga mali i diktaturës të përmortshme, ata filluan të dridheshin e gjithsejcili kërkonte një brimë që të zhdukej.. të bëhej pluhur, vetëm të mos binte në furinë e lumit të ringjallur… Në ato momente një nga të mëdhenjtë dha urdhrin e madh.-Shpërndahuni. Asgjë nuk ka ndryshuar. Mbillni tmer , sa më shumë tmer, tmeroini të gjithë . tmeret që do të bëni të jenë të tilla sa të dridhet foshnja në barkun e nënës…
Suluni improvizoni dhe ne do t’ju mbrojmë. Ligjet janë akoma tonat e i bëjmë si të duam . Ne duhet të mbijetojmë, duhet të shpëtojmë !!…përndryshe…na përpiu ..LUMI!

Dhe u sulën korbat nëpër errësirë. Ku kishte dritë akoma patriotizmi, ku kishte zemra atdhedashurie, ku kishte ndershmëri e ku ishte drejtësia. Aty mbahej populli. Burime të dashurisë dhe forcës së popullit ishin këto dritare, të cilat me gjith dhunën e egër 50 vjeçare, ishin aq të forta sa nuk u gjunjëzuan Mbijetuan!!O Zot!ajo vërsulje që dolli nga nata drejt dritës së vakët patriotike ishte lera e Shqipërisë. U derdh si llavë përvëluese dhe asgjë nuk mund as ta ndalonte e as ta përmbante. Erdhën në shtëpinë tonë. E mira nëna ime , tre ditë më përpara më përcolli. Pothuajse më dëboi. Nuk e kuptova përse e bëri këtë për momentin , Doja edhe të rrija disa ditë me ‘të por kisha qëllim ta merrja të rrinte me ne në Tiranë. Sepse ngadalë ngadalë gjithçka do të ndryshonte e nuk do më pëlqente ajo të rrinte vetëm.
– Ik më tha – më paç uratën. Mos beso në dokra. Mos e harro që asgjë nuk ka ndryshuar. “KETA KANE BERE; BEJNE DHE DO BEJNE TE KUNDERTEN E ASAJ QE THONE” Tani ata janë tërbuar. Po ju rrëshket toka nën këmbë. Do të bëjnë gjithçka për të mos mbajtur atë që kanë. Do gënjejnë e mjer kush i beson. Sepse tani do bëhen ujq të tërbuar. Të kundërtën e atyre që thonë do bëjnë…
Kjo ishte një e vërtetë e madhe që logjika e shëndoshë e një gruaje të regjur e nxorri si rrjedhim të pakundërshtueshëm të momentit në të cilin ndodhej vendi. Ajo e njihte egërsinë e tyre. E kishte provuar mbi shpinën e saj qyshse ata kishin dalë në skenë. A nuk ishin ata që e kishin detyruar të madhin Ilia Dilo, vjehrin e saj të mirë, të thoshte në çaste dëshpërimi të thellë:

–Po këta nuk janë në vete moj Savë! Këta po vrasin e po burgosin djemtë e burrat më të mirë! Po do t’i kërkojë vendi këta burra e ku do t’ i gjejë.

A mund të harronte Kaliopi këto fjalë e a mund t’i shqitej nga kujtesa koka e dëshpëruar e rënë në gjoksin e shqetësuar.
Po a mund të harronte ajo, Kaliopi e mirë përndjekjen e Jani Dilos, përndjekja e gjithë familjes, djemtë e saj që u endën, rrugëve sepse as shkolla nuk ju lejohej.Përse? Pse të mos ju jepej fëmijëve e drejta e studimit. Përse.Sepse pushteti i errët donte injorancën Sepse të gjithë ishin injorantë e njerzit e shkolluar ju dogëndisnin stomakun…po Malja, bashkëshorti i saj që kish emër të nderuar e kish lënë vetëm mirësi e respekt ku kish shkelur këmba e tij fisnike.Ç’kishin me Malen që e quajtën armik të popullit, të deklasuar…e shtynë e e pështynë 80n vjeç burrë që kishte qënë gjithmonë i nderuar e i respektuar e korekt me të gjithë, një fisnik i vërtetë nga koka deri te këmbët. Vepruan si të donin të thyenin atë burë të lartë si të donin ta tërhiqnin në lerën e tyre të qelbur… pa ditur se pikërisht këto veprime anormale sollën gjendjen amorfote që tregonte dhe reflektonte jo vetëm barbarizmin e tyre por edhe çmendurinë e tyre.
A mund të ndryshojë dikush që ka humbur logjikën, që i janë djegur qelizat e trurit?
– Nëna ime e mirë. Ishte gruaja më e dashur , më e sjellshme, më e zonja , më e respektuara në botë. Nuk kishte bërë shkollë por shkolla më e madhe për të ishte familja ku u martua. Aty në atë shkollë të jetës ajo ishte një nxënëse e shkëlqyer. Atë natë të fundit më tha:-Mos kujton se e kam patur të lehtë në këtë familje. Kam punuar shumë e edhe kam luftuar , shpesh me ndërgjegjen time. Por ama isha shumë krenare që isha nuse në këtë famije patriote. Kur e mendoja këtë më vinte të punoja natë e edhe ditë, pa u çlodhur, sepse kjo familje që më dha emrin ishte një familje e nderuar. Ishte si një Shqipëri e vogël që më mbushte me krenari.
– -Ik –më tha përsëri , kësaj radhe me urdhër. Ty të kërkojnë. Duan të të prishin. Kohët e fundit kam parë fytyra të reja këtu në Sheper, të shëmtuara. Kalojnë para shtëpisë e hedhin vështrime vjedhurazi. Unë nuk gaboj- vazhdoi-ik!!
– -Hajde atëhere të ikim bashkë- ngulmova.
– -Nuk e le shtëpinë- më tha e qetë. Malja ma la amanet e nuk mund ta shkel fjalën që i dhashë mua s’kanë ç’më bëjnë Me mua plaken do tregojne trimeri Ti ik!Më vonë do të vij edhe unë. Por jo tani!!
– U sulën si bishat atë natë në shtëpinë time hordhi e tërbuar mbi nënën time që ishte e qetë sepse e priste. Po !E priste. I kishte mësuar aq mirë hiletë dhe mbrapshtitë e tyre , i kishte vuajtur aq shumë mbi shpinën e saj sa nuk kish pse të çuditej për atë vërsulje çnjerëzore. Vetëm për një gjë jam i sigurt. Brenda saj ajo ishte shumë e qetë që mundi të më largonte . Ajo dinte të sillej tani. Ajo ishte zonja në atë makabritet çnerëzor. E dinte deri ku mund të arrinin dhe po priste buzëqeshur si për t’ju thënë atë që Krishti i madh tha tek Juda:Atë që ke për të bërë bëje sa më shpejt.

Vërsulja e tyre ishte maramendëse. Kjo kuptohej. Të gjithë , sepse ishin shumë kundër një gruaje të cilën arritën ta ç’armatosnin , përndryshe do të shihnin 2-3 të shtrirë pa frymë para tyre, Ajo grua duke buzëqeshur e kuptoi që e kishin humbur toruan. E dinte fundin e saj por ndjente dhe një dehje të ëmbëj që i ngjante fitores. Ajo shihte se si silleshin vërdallë nëpër shtëpi , e duke qënë se nuk gjetën atë që deshën, u tërbuan. Tërbimi i tyre i ngjante tërbimit të një kafshe të plagosur që ulërin prej dhimbjes. Plaga e hapur kullonte qelb e ndotësirë. Ishin gangrenizuar e do të bënin gjithçka për të ngopur kafshërinë e tyre. Po pastaj. Kush ishte i munduri e kush fitimtari në këtë beteje. Ajo! Ajo ishte fitimtarja. Ja tek po i shihte ashtu si ishin me të vërtetë, pa koracën e ndotur të mëparshme. Lakuriq pa mundur të kontrollojnë vehten ata kishin për fytyrë kafkën e vdekjes. Ajo buzëqeshjen. Dikush prej tyre e pa këtë e akoma më i tërbuar , meqë ju vranë sytë nga ajo buzëqeshje u sul ta shuajë. Të vetmin ndriçim që kishte në atë moment ajo shtëpi. Kur derdhi shiringën me acid në fytyrën e saj , e ndërsa priste të shuhej buzëqeshja , ai i tmeruar pa se kishte përpara një luaneshë që, megjith dhimbjet e tmershme, as acidi që shkriu mishrat e fytyrës nuk mundi ta shuante dritën e buzëqeshjes hyjnore.. Iu dogjën edhe sytë e tani sigurisht që nuk do kishte më dritë në zgavrat e atyre syve të ndritshëm… por ja që në atë moment prej tyre doli drita e shpirtit të saj fisnik e ata nuk panë nga hikën, të tmeruar. Tmerin që donin të derdhnin tek ajo grua e morrën dhjetfish me vete dhe nuk shihnin ku shkonin e ku shkelnin. Drita e saj sa vinte e madhohej e po shndërohej në një zjarr që po i përvëlonte. Tmerri që kishin pjellë nuk po i ndihmonte, po ju vërsulej e po i gllabëronte. Gjithsejcilit më vete i dilte përpara ajo fytyrë nëne e cila po digjej prej acidit, e çuditërisht duke u djegur ajo fytyrë gjithsejcilit filloi t’i ngjante me fytyrën e nënës së tij, me fytyrën e gruas së tij, me fytyrën e motrës. Fytyra e Kaliopit u shndërua në fytyrë simbolike të gruas trime , të nënës shqiptare, e katilat të tmeruar e kuptuan se nuk kishin dhënë tmer, kishin marrë tmer që do t’i ndiqte në jetë të jetëve prapa e që nuk do t’i linte kurrë të qetë. Kuise Nëna ime , që ruan akom atë buzëqeshjen e pastërt do të mbetet aty në altarin e nderit, si një pishtar që do tregojë në breza se, sado vandalë, sado të tmershëm, sado të frikshëm, të dhunshëm , të padrejtë e hajdutë të jenë xhelatët, ata asnjëherë nuk do munden të zhdukin mirësinë, dashurinë, fisnikërinë, trimërinë, aq më pak nderin dhe drejtësinë. Ato do të mbeten pronë e atyre që i disponojnë dhe do të ndriçojnë gjithmonë, sepse janë të vetmet që nuk mund t’i vjedhësh, t’i koruptosh , T’i zaptosh. Janë dhunti që zbukurojnë atë që i ka dhe e pavdekësojnë kur ai i mbron edhe me jetën e tij!!

Ksenofon M. DILO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *