POLITIKA KOMBËTARE

MURI I SERBISË ME KOSOVËN, PROVOKIM I RADHËS!!

Këto janë pasoja të  “ luftës” së “Gjeneralëve” të shpallur pas lufte që nuk u përcaktuan për ruajtjen e territorit dhe integritetit të vendit , por vrapuan pas uzurpimeve dhe pasurimit të paligjshëm. Sa më shumë pësoi Kosova nga veprimet e tyre,  ata nuk u përgjigjen, por u graduan. Kurse eprorët e devotshëm dhe të sprovuar u larguan nga radhët e Forcave Mbrojtëse të Kosovës.

Tani këta harruan  detyrën që e kanë. U morën më shumë me emrin që Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës të mos quhen FARK , por FAK. Po të ishte vendosur Brigada 138 “Agim Ramadani” në Leposaviq tani nuk do të kishim pasur këto probleme. Mbledhja e “Troftës” mori vendime jo profesionale dhe me orientim të gabueshëm.

Çlirimi i territorit tonë nuk bëhet pa luftë. Këtë duhet ta kemi të qartë të gjithë. Tani në vend që të humbim kohë me negociata të lodhura duhet të përgatitemi për një sakrificë të madhe. Nuk kemi territor për të dhënë në kompensim të paqes me Serbinë. Të analizohet mirë situata dhe të përgatitemi për të mbrojtur territoret tona. Tani duhet të mësojmë mirë nga gabimet që i lëshuam; në emër të ikjes nga vëlla- vrasja; u vranë 1800 shqiptarë pas lufte. Para syve  të “gjeneralëve” që rrihnin  gjoks  për heroizmin e tyre  në luftë u  shpërngulën dhjetëra mijëra , shqiptarë nga Mitrovica, ndërsa,  anë e kënd  Kosovës vriteshin patriotë,  aktivist dhe veprimtarë të sprovuar.

“Gjeneralët” tonë  nuk e kishin parë Oliver Ivanoviqin që po komandonte  vrasjen dhe shpërnguljen e familjeve shqiptare nga shtëpitë e tyre në Mitrovicë. Tani duhet  llogaritur sa do të vriten  në luftë kundër Serbisë për   Trepçën nga se  Serbia kërkon luftë. Gabimet e tilla lahen vetëm me gjak. Këshilli për Siguri i Kosovës duhet të analizojë  mirë situatën. A do të kemi punë vetëm më Serbinë apo edhe me ISI-in? A do të jemi unik apo do të kemi përsëri më shumë se një  ushtri?

Biznesmenët e Kosovës a do të jenë për Kosovën e lirë apo do të i ruajnë partnerët e biznesit?  A ka ndonjë subjekt politik shqiptar pro rus apo janë pro amerikan? Enveristët dhe disa shoqata  të turbullta kah do të ia mbajnë?. Nostalgjikët pro jugosllav të instaluar nëpër institucionet tona çka do të zgjedhin Kosovën e lirë apo “vëllaznim-bashkimin” e kohës së tyre?. Pushtetarët tonë a do të jenë në gjendje ta marrin për sipër këtë barrë apo do të ikën nga Kosova?

Shqiptaret në diasporë a do të kenë me vullnet për të mbrojtur vendin apo janë zhgënjyer dhe tani nuk do të lëvizin? Miqtë tanë a do të na përkrahin apo janë lodhur me ne; me korrupsionin dhe me  krimin e organizuar në Kosovë? Shqipëria që për mes, njerëzve të shitur, pa mëshirshëm shkatërroi  depotë  e armëve dhe  armatimin e ushtrisë shqiptare. Tani në këtë situatë ngacmojnë Greqia dhe Serbia. Shqipëria përsëri shpresat për  shpëtim i mbështet të dikush tjetër, te NATO-ja .A po  do të jemi monedhë për kusure të Fuqive të Mëdha? Këto janë vetëm disa pyetje që mendoj se duhet t u gjejë përgjigje të saktë dhe të qartë nga  Këshilli i Sigurimit të Kosovës dhe ai i Shqipërisë.  Vendosja e murit nga  Serbia më Kosovën për ne nuk është tragjik. Madje,  një mur kinez nëse donë lë ta vendos.

Por murin duhet ta vendosin  në tokë të vet, në mes të dy shteteve,  e jo në tokën tonë. Tani i vetmi opsion i hapur për Mitrovicën është kthimi i shqiptarëve të shpërngulur nga Mitrovica dhe sigurimi i mbrojtjes së tyre. Përgjigjja që ka marrë kryeministri nga NATO nuk është mjaft e qartë. Përgatitja për të dhënë përgjigje adekuate për shtëpitë tona, për tokat tona, për Kosovën tonë,  është masë e domosdoshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *