POLITIKA KOMBËTARE

A DO TË KËRKOJ HASHIM THAÇI AZIL NË TURQI

Gjatë vitit 2017, proceset e premtuara dhe ende të pamiratuara në Kuvendin e Kosovës do ta sjellin Hashim Thaçin në një pozitë shumë të palakmueshme. Për këtë arsye, Turqia, përveçse një thyerje e izolimit, Hashim Thaçit mund t’i shërbejë edhe si mundësi për aranzhman azili.

Siç raportojnë burimet e besueshme të informimit nga Turqia, Erdogan është i gatshëm t’a luajë lojën e vëllaut të madh mbrojtës, nënkuptohet, e tëra kjo në marrëveshje dhe e përcjellur me kundërshtimin e vakët medial të perëndimit, sepse, brenga më e madhe e Alenacës Veriatlantike dhe SHBA-ve gjatë vitit 2017, pritet të jetë Shqipëria e jo Kosova. Shenjat e përkeqësimit të gjendjes në Shqipëri janë regjistruar kudo. PS dhe LSI e kanë sjellur vendin buzë greminës. Dalngadalë, ekonomia shqiptare po fundoset. Ikja e qytetarëve nga vendi është sinjal i largimit të forcës blerëse, prodhuese dhe konsumuese. Investorët e huaj janë skeptikë dhe ngurrojnë të investojnë.

Koalicioni PS-LSI u realizua me insistimin e ish-presidentit serb Boris Tadiq dhe u nënshkrua në Shkodër në ditën që përkonte me përvjetorin e Masakrës së Tivarit! Ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mes PS dhe LSI ishte një përbuzje zyratre për viktimat e krimit komunist. Si e tillë, kjo marrëveshje dhe ceremonia që u zhvillua asokohe në Shkodër, na e kujtonte kohën kur Milladin Popoviq e Dushan Mugosha ia arritën qëllimit të bashkojnë grupet e ndara komuniste në Shqipëri dhe të formojnë grupin terrorist e antishqiptar të quajtur, PKSH.

Marrëveshja e koalicionit PS-LSI u nënshkrua me insistimin e Serbisë, në përvjetorin e Masakrës së Tivarit
Marrëveshja e koalicionit PS-LSI u nënshkrua me insistimin e Serbisë, në përvjetorin e Masakrës së Tivarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *