POLITIKA KOMBËTARE

AUTORI I LISTËS SË EKZEKUTIMIT, KËSHILLTAR I PREIDENTIT THAÇI

E keni parë presidentin Hashim Thaçi të shkojë dhe të përkulet tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, e keni dëgjuar të flasë me pietet për të, dhe të bëjë sikur ia zgjat dorën sot familjes Rugova…

Por, për ta rikshkruar historinë tashmë prej disa javësh, në mos muajsh (pasi emërimin e ka mbajtur fshehtë Presidenca), e ka marrë këshilltar ushtarakun Bislim Zyrapin, njërin prej emrave më kontradiktor të luftës.

Një nga gabimet më të mëdha të tij, dhe që drejtësia nuk e ka ndriçuar fare, por që nuk është i vetëm në këtë çështje, është se nën emrin e tij, e nënshkruar nga ai, ka dalur një listë prej 101 emrash të figurave qendrore politike të Kosovës, për tu ekzekutuar, pra vrarë.

Në krye të kësaj liste ishte presidenti dr.Ibrahim Rugova, i pasuar nga figurat qendrore të LDK-së dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, Sabri Hamiti, Sali Berisha, Genc Polo etj.

Si ka mundësi që bëhen këso riciklimesh në pozita, dhe shohim se sa herë thuaja janë bashkë figurat qendrore të dyshuara të krimit të organizuar, përfshirë organizimin apo hartimin e planeve për vrasje politike.

Po ashtu Bislim Zyrapi, besohet se do të jetë ndër të parët që do të arrestohen nga Gjykata speciale, sipas një listë të publikuar.

Bislim Zyrapi, është në mesin e katër të dyshuarve të tjerë, së bahsku me Ilaz Dergutin, Ajvaz Berishen dhe Blerim Kuçin. Sipas autorit të kësaj liste për Gjykatën speciale, Milaim Zekës,  Zyrabi ndodhet në listën A, pra primare të Gjykatës speciale.

Zyrapi kishte humbur garën për Kryetar të Prizrenit kur kishte kandiduar në vitin 2009 me Partinë e Ramush Haradinajt.

Bislim Zyrapi dikur zyrtar i lartë i AAK-së dhe kandidat për Kryetar të Prizrenit.

Para shtatë vitesh, Zyrapi kishte lënë pozitën e Shefit të Departamentit për Emergjenca Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme për t’u bërë pjesë e AAK-së.

Zyrapi i ishte bashkuar UÇK-së në fillim të luftës në pranverë të vitit 1998, dhe ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm deri me ardhjen e Agim Çekut, në pranverë të vitit 1999.

————————————————

PS: Këtu mund ta shihni dokumentarin e bërë nga Shoqata Sali Çekaj në Zvicër për kolonel Ahmet Krasniqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *