POLITIKA KOMBËTARE

RRUGËT NË PRISHTINË MBAJNË EMRA KRIMINELËSH

SHKRUAN: BAJRAM MJEKU

Në lagjen Ulpiana në Prishtinë, autoritetet lokale i kanë vënë një rruge emrin e Vojo Kushit, komunistit me origjinë malazeze, i cili duke u vetëquajtur shqiptar, gjatë Luftës së Dytë Botërore vrau dhjetëra nacionalist shqiptarë.

Edhe disa rrugë e shkolla në Kosovë mbajnë emra komunistësh, dy dekada pas pavarësisë së Kosovës.

Pak muaj më parë autoritetet e Komunës së Prishtinës, arbitrarisht hoqën emrin e shkrimtarit dhe humanistit Radovan Zogoviq, i cili gjithë jetën e tij u përkushtua për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.

Asambleja komunale në Prishtinë, por edhe ato të komunave tjera, duhet të trajtojnë urgjentisht këtë çështje. Nuk guxon të mungojë as reagimi qytetar, që të mos bashkëjetojmë me emra kriminelësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *