POLITIKA KOMBËTARE

PËR KËTO TË VËRTETA, KRIMINELËT MË PLAGOSËN MUA DHE MI VRANË DY SHOKË

Gani Geci, ish-deputet i Parlamentit të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi pas deklaratave të fundit të cilat po e trondisin jashtëzakonisht opinionin publik në Republikën e Kosovës.

Në rrjetin social Facebook, Gani Geci shkruan se këto gjëra e dëshmi i ka cekur edhe para 18 vitesh, dhe se, për shkak të këtyre të vërtetave e kanë plagosur atë dhe ia kanë vrarë dy shokë.

I rikujtojmë opinionit kombëtar se ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës z. Gani Geci dhe familja e tij kanë qenë vazhdimisht të persekutuar nga regjimi kriminal i komunistëve.

Prap se prap, ma mirë vonë se kurrë! – përfundon prononcimi zyrtar i z. Geci në rrjetin social, duke aluduar kështu në zbardhjen e të vërtetave të cilat do t’i shërbenin shtetit dhe mirëqenjes shoqërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *