POLITIKA KOMBËTARE

NISMA PËR NJË KOMUNIST, 700 EURO!

I larguari nga radhët e Partisë Nisma për Kosovën, Xhevat Bislimi, i cili në opinionin vendor njihet si enverist dhe revolucionar i moderuar për shkak të rrogës së majme, para disa muajve i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje! për Socializmin e Ri, parti e cila shërbimet e Xhevatit do t’i peshojë me disa qindra euro më tepër, sesa që këtë mund t’a bënte Nisma për një enverizëm reflektues, me 700 euro në muaj.

Lëvizja Vetëvendosje! për Socializmin e Ri, përmes aderimit të Xhevat Bislimit në radhët e saj e zyrtarizon përcaktimin, profilizon vehten më majtas dhe rehabiliton stalinizmin enverist, përfshirë krimet monstruoze të këtij regjimi ndaj kombit shqiptar.

Përveq Lëvizjes Vetëvendosje! për Socializmin e Ri, spektrin politik të Kosovës pritet ta pushtoj edhe Lëvizja për Stalinistët e Bashkuar, e cila udhëhiqet në prapavijë nga Koço Danaj, ish-trumbetuesi më i zellshëm kundër Kushtetutës së Kaçanikut dhe institucioneve legjitime të dalura prej saj. Ata që kryen puç ushtarak e medial kundër luftës së përbashkët për lirinë e Kosovës, pavarësinë, demokracinë dhe minuan idenë e bashkimit kombëtar. I njohur në qarqet akademike si plagjiator i veprave të Mit’hat Frashërit, Koço Danaj, me aderimin e Xhevat Bislimit te socialistët, i hapet rruga për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje! për Socializmin e Ri, pa pasur nevojë të shpenzojë kapitalin të cilin është duke e mbledhur te mërgimtarët shqiptarë.

Deri kur do të tolerojë këtë gjendje shoqëria jonë, që veteranët e luftës, ushtarët besnik të lirisë, pavarësisë e bashkimit kombëtar të trajtohen si plaçkë e social-komunistëve?

Vallë, kur do të zgjohet shoqëria jonë, organizatat joqeveritare, partitë e djathta politike dhe grupet e interesit kombëtar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *