POLITIKA KOMBËTARE

KOLONEL AHMET KRASNIQI, TI E BËRE HISTORINË!

Bacë! Megjithatë ushtarët, ushtarakët, kolegët – nuk të harruan! Ne të njihnim, edhe ti na njihje. Tash të njeh edhe populli, gjeneratat e reja, të njeh edhe historia,… sepse ti bëre historinë.

Zonja dhe zotërinj,

Në kohën e fundit jemi dëshmitarë të shkrimeve dhe reagimeve të shumta në lidhje me Filmin dokumentarë për Ministrin e parë të Mbrojtjes të Republikes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Para, por edhe pas emitimit të filmit dokumentar, disa rrjete sociale por edhe disa gazeta, filluan me “blu dhe prodhu” informata dhe dezinformata, kështu që e shohim të arsyeshme të reagojmë.

Ideja për pregaditjen, xhirimin dhe emitimin e një filmi dokumentar për kolonelin Ahmet Krasniqi ishte e kahmotshme. Por, në mungesë të mjeteve materiale dhe jogadishmërisë së disa protagonistëve, nuk ishte i mundur realizimi i tij.

Një kronologji e shkurtër:

Që nga viti 2002 janë bërë përpjekje të pandërprera nga i ndjeri ish-Zavendësministër i Mbrojtjes Agim Mehmeti, si dhe ushtaraket e Ministrisë së Mbrojtjes për
përgaditjen dhe realizimin e filmit dokumentar për Ministrin e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqin, dhe për riatdhesimin dhe rivarrimin e kolonel Ahmet Krasniqit nga Tirana ne Kosovë.

Më 17.06.2002 në Zürich, zv. Ministri i Mbrojtjes Agim Mehmeti bëri kërkesen të ngritet Lapidari në Prishtinë për kolonel Ahmet Krasniqin.

Më 20.06.2002 bëhet kërkesë zyrtare në institucionet e Republikës së Kosovës: Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova, Kryetarit të Kuvendit, Akademik Nexhat Daci dhe Kryeministrit Bajram Rexhepi.

Më 29.08.2002, bëhet kërkesa dhe propozimi i familjarëve të Ahmet Krasniqit për ngritjen e Lapidarit, – përgjigjja ishte! “Kjo punë mos të bëhet, të mbetet për një kohë tjetër”!!!

Në vazhdim po japim shkrimin origjinal të datës 19.09.2008 të ish-Zavendësministrit të Mbrojtjes zt. Agim Mehmeti për Ministrin e Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi:

“Informoj opinionin e gjërë Shqiptarë se në vitin 2002 kemi bërë kërkesën në lidhje me rivarrimin e kolonelit Ahmet Krasniqi në mënyrë institucionale në Kosovë. Kërkesa ka qenë e dërguar në adresë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe është evidentuar në Zyrat e pranimit të Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës.
Fatkeqësisht, deri sot nuk ka pasur asnjë sinjal pozitiv apo refuzim të kësaj kërkese. Prandaj, edhe njëherë publikisht ripërsërisim kërkesën tonë drejtuar subjekteve të Republikës së Kosovës si dhe Republikës së Shqipërisë për rivarrimin dhe vuarjen e drejtësisë në binar të duhur në rastin konkret, zbardhjen e krimit dhe dënimit meritorë të akterëve të këtij krimi”.

Zonja dhe zotrinjë,

Vendosmëria, këmbëngulsia dhe pikësynimi i të gjithë akterëve; të afërmive të familjes Krasniqi, Shoqates Humanitare Sali Çekaj si financuese, në krye me z. Saim Tahiraj dhe Ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, bënë që filmi dokumentar për Ahmet Krasniqin të përfundohet dhe emitohet.

Në Shtator të vitit 2015, pas vdekjes së ish-Zavendësministrit të Mbrojtjes z. Agim Mehmeti, Këshilli Koordinues vendos të vazhdoj punën në drejtim të aktiviteteve të mëtutjeshme dhe, në fillim te vitit 2016, formohet Komisioni me qëllim të perfundimit dhe më pas emitimit të filmit dokumentar deri më 21.09.2016.

Komisioni prej 12 anëtaresh, me datën 16.01.2016 merr të gjitha kompetencat, me agjendë të përcaktuar të veprimit konkret, për përgaditjen, menaxhimin, mbikqyrjen e mbarvajtjeve të punëve dhe emitimin e filmit, duke i konkretizuar afatet.

Vlenë të ceket edhe kjo se, sidomos kah fundi i realizimit të xhirimit të filmit dokumentar, kishte pengesa nga individë, që filmi të mos shfaqet apo edhe të prolongohet emitimi..!

Gjatë një pune shumë intenzive prej disa muajsh nga ana e regjisorit Fatos Lokaj, është përgaditur një bruto material me mbi 50 orë xhirim, material i cili është dashtë të shkurtohet deri në një orë, gjë që nuk ka qenë fare lehtë.

Opinioni duhet të jetë në dijeni, se ishin të informuar familjarët, bashkëpuntorët, por edhe institucionet e Republikes se Kosoves se filmi është duke u realizuar dhe se me datën 21.09.2016 ai duhej të shfaqej. Përveqse që kishte mëdyshje nga disa protagonist, që duhet të bëhet “diçka më e fuqishme”, deri me këtë datë askush nuk e kundërshtoi xhirimin e filmit.

Duke u bazuar në përvojen tonë të hidhur gjatë luftes së fundit çlirimtare në Kosovë, marrveshjeve të pa zbatuara dhe premtimeve boshe, pengimit të punes sonë nga komesarë politik dhe individ që luftonin për pushtet e jo shtet, e në përputhje me vendimet e mbledhjes së parë, në ishim konsekuent që Filmi, pas përfundimit të xhirimit, të shfaqet në Televizion Publik, në mënyrë që opinioni të informohet me personalitetin e kolonel Ahmet Krasniqit, punën dhe veprimtarinë e tij në drejtim të çlirimit të vendit.

Ne, shokët, kolegët dhe bashkëpunëtorët e kolonelit Ahmet Krasniqi, të paanshëm politikisht, me një përgjegjësi të plotë morale dhe ushtarake, u munduam sadopak të pasqyrojmë realisht disa virtyte të strategut, atdhetarit dhe burrit të madh të kombit, kolonel Ahmet Krasniqi.

I vlerësojmë lartë kritikat pozitive, kurse nga ato negative në të ardhmen do kemi konsideratë…

Ju kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur të thonë diçka për kol. Ahmet Krasniqin, e që teknikisht nuk ishte e mundur. Shpresojmë se ky do jetë fillimi dhe në të ardhmen do të përfshihen të gjithë.

Këshilli koordinues, duke mos hyrë në reagimet dhe replikat e ndryshme, u bënë me dije TË GJITHËVE, atyre që dëshirojnë të bëjnë me tutje në këtë drejtim, jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe bashkëpunojmë për pasqyrimin e veprës dhe jetës së kolonelit Ahmet Krasniqi.

Këshilli koordinues, falënderon të gjithë protagonistët, posaqërisht “Shoqatën Humanitare Sali Qekaj”, regjisorin Fatos Lokaj, skenaristin Skender Zogaj dhe TV Dugagjini.

Opinionit deshirojme t’ia bejme me dije se, pas përfundimit të filmit, i kontaktuam mediumet, TV-et, gati te gjitha. Mos reflektimi nga ana e tyre na asoconte!!!

“A THUA ÇKA KA BRËNDA NE KUTINË E PANDORëS?”. Megjithatë, ne si ushtarak, imagjinatë kishim, e dinim se në “kutinë e pandorës”, nuk pritnim të dalin gjëra të pazakonta! Pritnim që jeta dhe vepra e Ahmetit të jetë e pasqyruar te çdo qytetar i Republikes së Kosoves.

Ndërsa institucioneve të Republikës së Kosovës u mbetet që, jo vetëm të bëjnë filma dokumentar për njerëzit e mëdhenjë siç ka qenë kolonel Ahmet Krasniqi por, edhe ti përgjigjen pozitivisht kërkesave tona të shumta për riatdhesimin dhe kthimin e eshtrave të kolonelit tonë të paharruar në Kosovë!

Këshilli Koordinues i Ushtarakëve të ish-Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës

Zvicër, 23 Dhjetor 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *