POLITIKA KOMBËTARE

Balli Kombëtar Demokrat PËRGËZON MIQTË E SHQIPTARËVE

Të nderuar miq e dashamirë të kombit shqiptar
Të nderuar pjesëtar të stafit diplomatik të vendeve mike
Komandantë dhe Ushtarë të KFOR-it

Zonja dhe Zotërinj

Të gjithë juve që me punë, pasion dhe vullnet të pathyeshëm jeni duke shërbyer në trojet e shqiptarëve, ju përgëzojmë me rastin e Ditës së Madhe të lindjes së Krishtit. Kjo ditë simbolizon lindjen e së mirës në mesin e njerëzve dhe rritjen e besimit në Zotin. Si e tillë, Krishtlindja ruan traditën e lashtë dhe i shërben si mburojë familjes dhe njerëzimit.

Duke njohur kontributin tuaj në periudhat më kritike të ekzistencës sonë si popull dhe si komb, mbetemi përherë mirënjohës dhe lutemi që Festa e Krishtlindjes t’ju gjejë të bashkuar dhe në paqe të përhershme me më të dashurit tuaj.

ZYRA PËR SHTYP E BKD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *