POLITIKA KOMBËTARE

BEN GILMAN, ENGJULLI MBROJTËS I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

Kaluan ca ditë nga kalimi në përjetësi i ish-kongresmenit Ben Gilman, mikut të madh të shqiptarëve, njeriut i cili mbrojti me vendosmëri të madhe themelimin dhe institucionalizimin e Universitetit të Tetovës.

Përveç kësaj merite të madhe për shqiptarët e Maqedonisë, z. Ben Gilman do ta përkujtojmë edhe për mbështetjen e madhe që i ka dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, demokratizimit të Shqipërisë dhe inkuadrimit të saj në strukturat euro-atlantike.

PUSHO NË PAQE BEN, ENGJULLI MBROJTËS I UNIVERSITETIT TË TETOVËS!

LAVDI JETËS DHE VEPRËS!

SHQIPTARËT TË FALËNDEROJNË PËR MBËSHTETJEN DHE DO JU KUJTOJNË ME KRENARI, BREZ PAS BREZI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *