POLITIKA NDËRKOMBËTARE

VRASJA E AMBASADORIT, Ç’FARË FSHIHET PAS?

Analiza në pesë pika

Fitorja në Aleppo, bisedimet Rusi-Iran-Turqi, konflikt çeçen i transportuar në territorin turk: Ka shumë të panjohura që rrinë pezull mbi vrasjen e Karlov.

Nga Guido Olimpio

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara vjen në një kontekst ku siguria, diplomacia dhe shërbimet sekrete kryqëzohen. Të shikojmë pikat kryesore.

Pasojat e fitores në Aleppo

Në radhë të parë aksi Rusi-Iran-Siri sapo ka fituar betejën e Alepos, një sukses që ka pasoja të forta për rebelim sirian. Një pikë kthese kjo që u bë e mundur pas ndërhyrjes vendimtare të Moskës, por edhe prej qëndrimit turk që braktisi një pjesë të kryengritësve për të ndjekur qëllimet e veta.

Të shtënat ndaj ambasadorit turk mund të jetë një hakmarrje e përgjakshme (pjesërisht ishte e pritshme). Të dhënat e para të çojnë pikërisht në këtë pistë.

Trekëndëshi Moskë-Ankara-Teheran

Jemi në vigjilje të dy takimeve tejet të rëndësishëm mbi Sirinë, të programuar në Moskë. Do të marrin pjesë rusët, iranianët dhe turqit.

Për shumicën këta takime do të vendosin të ardhmen e konfliktit sirian. Një aksion i nisur nga Kremlini dhe që ka gjetur palë të interesuara në Ankara dhe Teheran. Sigurisht, çdokush ka axhendën e vet. Ka hapësirë për provokime dhe manovra. Jo çdo gjë është kohezive në Lindjen e Mesme.

Llogaria e hapur me Isis

Territor turk përmban elementë xhihadistë të lidhur me Shtetin Islamik, por edhe guerrilas kaukiazinë që e cilësojnë Rusinë si armikun kryesor.

Edhe komponentë të Al Kaedës janë në luftë me Moskën. Pra një realitet ku mund të gjesh bashkëpunëtorë si në ambientet islamike, por edhe në ato nacionaliste. Masakrat e Aleppos u bën një motiv frymëzues për ata që kishin një llogari të hapur prej kohësh. Të mos harrojmë se Isis mori përsipër rrëzimin e një avioni rus në Sinai.

Vala e atentateve

Turqit po ruheshin prej kohësh nga aksione të këtij tipi. Vendi është i përfshirë nga atentate të shumta duke dobësuar sigurinë, sepse policia është e impenjuar në shumë fronte: Isis, separatistët kurdë, tensionet e brendshme.

Por edhe furtuna e Erdogan mbi policinë pas grushtit të shtetit në tentativë e dobësoi akoma më shumë sigurinë e vendit.

Si konflikti izraelito-palestinez?

Në Turqi janë vrarë dhjetëra eksponentë të diasporës çeçene. Vrasje që i janë atribuuar shërbimeve sekrete të diktatorit Kadyrov, por edhe elementëve të ngarkuar nga Moska.

Një skuadër vrasëse ka eliminuar figura të rëndësishme në Stamboll në kuadër të një fushate më të gjerë.

Rreziku është se beteja që po zhvillohet në teatrin sirian mund të shpërndahet kudo, një kopje e asaj që ndodhi mes izraelitëve dhe palestinezëve në vitet ‘70 dhe ‘80.

/ CORRIERE.IT / TIRANAOBSERVER / BALLIKOMBETAR.INFO /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *