HISTORIA

MEHMET FUAT QYPRILIU (1890-1966)

Nga Xhafer Sadiku

Një nga figurat më të shquara intelektuale të Turqisë së shekullit XX, me orgjinë të hershme shqiptare, ka qenë Mehmet Fuat Qypriliu, i cili konsiderohet babai i historiografisë kombëtare turke. Stërgjyshi i tij, Mehmet Qypriliu ka qenë vezir i madh në vitet 1655-61. I ati i Fuatit shërbente në gjyqësor, ndërsa e ëma ishte e bija e Arif Hikmetit, dijetar islam.

Pas mbarimit të shkolles fillore dhe asaj ruzhdije, u regjistrua ne Shkollen Juridike të Stambollit, por për shkak të nivelit jo te larte akademik të saj, vendosi të studionte në biblioteken e familjes se tij, një nga bibliotekat më të pasura të Stambollit. Që kur mbushi 15 vjec, mësoi persisht, arabisht dhe frengjisht dhe nisi karrieren si shkrimtar dhe botues.

Më 1924, Mustafa Qemal Ataturku, i cili e admironte, e bëri këshilltar të Ministrisë së Arsimit. Pas vdekjes së Ataturkut, iu dha një vend në Parlament. Më 1946 u tërhoq nga Partia Popullore Republikane dhe bashkë me Xhelal Bajar, Adnan Menderes dhe Refik Koraltan themeloi Partinë Demokratike opozitare.

Më 1948, Stalini e shfuqizoi titullin e dhënë Qyprilisë nga Akademia e Moskës, pasi Qyprili kishte kritikuar pretendimet territoriale të Stalinit ndaj Turqisë. Kur më 1950 Qypryli u bë ministër I jashtëm, sovjetikët ofruan t’ia kthenin titullin e tij, por Qyprili refuzoi ofertën e tyre.

Kur partia e tij fitoi zgjedhjet, u bë ministër i jashtëm (1950-54). Në mandatin e dytë pati një farë ftohje me krerët e partisë. Në 27 maj 1960, junta ushtarake e komanduar nga Xhemal Kursel kreu grusht shteti dhe e arrestoi bashkë me kryeministrin Menderes, Bajarin dhe pothuajse të gjithë antarët e qeverisë dhe shumicën e deputetëve demokratë.

Nga 592 anëtarë kryesorë të Partisë Demokratike që u nxorën në gjyq, 469 u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa kryeministri Menderes dhe ministri i Jashtëm u varën në litar. Të tjerët, 123 të arrestuar, midis të cilëve edhe Fuat Qypriliu u falën dhe u liruan.
__________________
Per me teper, shih:
1- Kemal H. Karpat, “Politizimi i Islamit”, Tiranë 2016.
2- Stanford J. Shaw e Ezel Kural Shaw, HISTORIA E PERANDORISË OSMANE DHE E TURQISË MODERNE, Vëllimi II; Reforma, Revolucioni dhe Republika; Lindja e Turqisë moderne, 1808-1975, Perkthyer nga Olsi Jazexhi dhe Edvin Cami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *