KULTURA

APROPOS MEHMET GJEVORI

SHKRUAN HAZIR GASHI

Para tre-katër vitesh pyeta në rrjetin social facebook miqt e mi si në mahi, se a e dinte kush se kush ishte Beqir Kastrati? Edhe pse shumicën e miqve i kam bashkqytetar nga Prishtina e shumë edhe moshatar e më të vjetër se unë, prapseprap nuk morra as edhe një përgjigje të vetme!

U befasova dhe qebesa edhe u dëshpërova, por e lash të ikë dëshpërimin pa e ba më të madh se që ishte për mu personalisht!
– Sot kur pashë pamjet e intervistës së vjetër të Jeta Xharës me Mehmet Gjevorin, mu kujtua ky episod dhe ftyra e plakut të kërrusur siq e kam në mendje që nga koha e mësimit në shkollë fillore e të mesme, më dual përpara!

E ndjejë veten të lumtur, me fat e krenar që kam pas mundësinë si fëmi ta njoh pak atë pionier të arsimit shqiptar në Kosovë! Beqir Kastrati ishte një nga 200 mësuesit e famshëm që erdhën në Kosovë me urdhër të Mehdi Frashërit, për të hapur e ndërtuar bazamentin e mësimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe!

Një hap i madh e revolucionar për atë kohë, për një popull të zhytur në varfëri e të shtypur kombtarisht në shekuj nga pushtuesi turk e në dekada të tmershme ekzistence nën e nga regjimi serbosllav!

Beqir Kastrati, që ishte shok banke në shkollë i Migjenit tonë të madh, kishte dhe rrezatonte një kulturë, dijeni dhe njerëzi që rrallë herë e kam parë e kam ndie tek njerëzit më pas në jetën time!

Fjalët dhe këshillat dilnin si sheqer nga goja e tij! Ai ishte Bibliotekist gjatë viteve të fundit të punës në shkollën fillore Emin Duraku në Prishtinë dhe më pas poashtu vullnetarisht pa pagesë mmbante Bibliotekën e shkollës së Kulturës (Normale) në Prishtinë!

Mua nuk më ka dhënë mësim, por kam mbajtë kujtimin për te edhe nga fjalët e bijës së tij, Arsimtares së Gjeografisë, Zonjës Lirije Kastrati!

– Po i përmend me mall e respekt këta emra sepse ishin të mëdhenj si njerëz e vigan si mësues! Po i përrmend se kur po i shoh e vërej mësimdhënësit e sotëm po më duken si nxënës të këqinj të klasës së parë fillore! E sot, emri i këtijë pishtari të arsimit shqip në Kosovë, nuk përmendet kund dhe nuk kujtohet as nuk përkujtohet me emër e ndonjë monument historik! Dhe mu këtu qëndron mjerimi dhe tragjedia jonë shoqërore e kombtare! Mu këtu qëndron mizerija jonë kulturore e arsimore! Mu këtu qëndron arsyeja e PISA-s sonë! Mungesa e respektit, mirënjohjes dhe përcjelljes e përhapjes së njohurive mbi të kaluarën tonë na tregon e dëshmon se çfarë njerëzish jemi ne!

Në një shtet me traditë kulture e qytetarie si Franca, edhe personaliteteve negative u ngriten monumente për të u dëshmu gjeneratave të ardhshme të kaluarën e tyre kombtare e në vendin tonë, as pishtarëve të parë të arsimit nuk u ngrehim përmendore, as monumente dhe u harrojmë emrin krejt!

Këta jemi ne! Për fat të keq e për turpin tonë!

2 thoughts on “APROPOS MEHMET GJEVORI”

  1. Profesorin Becir Kastratin e kam njohur mire sepse kam qene nxenes i tij ne Normalen e Prishtines. Ai ishte nje personalitet i vecante si edukator, i vecante si njeri, i vecante ne kuptimin e ndertimit te marredhenieve dhe raporteve me njerezit, si me nxenes po ashtu edhe me bashkepunetoret. Te gjithe qe kane pasur fatin te njihen me te kane ushqyer nje respekt, nderim dhe admirim ndaj tij, ndaj sjelljeve, thjeshtesise, modestise, kultures dhe qendrimit te tij dinjitoz. E kam takuar shume here edhe pas mbarimit te shkolles dhe takimi me profesorin tim gjithmone per mua ishte kenaqesi dhe perjetim i kendshem. Kur pas mbarimit te fakultetit u ktheva ne ish Normalen e Prishtines tani Akademi Pedagogjike per te punuar profesor i gjuhes dhe letersise shqipe, profesori Becir Kastrati tani pensionist dge ne moshe te shtyre punonte ne rregullimin e bibliotekes dhe ne sistemimin e dokumentacionit shollor ne arkivin e shkolles, si gjithehere ne menyre te heshtur, i perpikte ne pune, pedant, ne menyre profesionale, pa buje dhe me perkushtim. Jam krenar qe isha nxenes i tij dhe me kenaqesi i perkujtoj ditet kur isha nxenes dhe bashkepunetor i tij. Ketij dishepullit e arsimit, te kultures dhe civilizimit tone i kemi shume borxh dhe personaliteti i tij duhet te perkujtohet vazhdimisht nga te gjithe ne.

  2. Beqir Kastrati ka qene edukator ne Shkollen Normale ne Prishtine. Une nuk e kam njohe personalisht por permes dhenderrit te tij e kolegut dhe mikut tim Ali Llunjit. Vetem mire kam degjuar [per kete edukator. Nje gje nga ky shkrim me befasoi. Minister i arsimit ne Tirane ishte Ernest Koliqi dhe, sipas njeres nga keta 200 mesuse z. Nexhmije Zajmit, ishte Koliqi ai qe i solli keta ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *