OPINIONE

AKTET TERRORISTE DHE DIKTATORËT PO E SFIDOJNË PAQEN BOTËRORE

SHKRUAN: SKËNDER MULLIQI

Dy ngjarje tragjike e karakterizuan të hënën, njëra në Ankara dhe ngjarja tjetër në Berlin. Vrasësi me kollare polici, Mevlut Mert Altintash e vrau ambasadorin rus në Ankara, Andery Karlov. Thuhet se polici i cili shtiu mbi trupin e ambasadorit Karlov i takonte organizatës FETO. Gjatë sulmit janë lënduar edhe tre persona, Leyla Gundogan, shqiptarja me nënshtetësi turke si dhe Anastas Zimbirikali dhe Anil Deger. Këtij akti duket se iu paraprinë vrasjet masive të civilëve nga regjimi i Putinit dhe i Asadit në Alepo. Polici jashtë detyrës kishte bërtitur “Allahu Akbar” gjatë sulmit duke thënë: “Ju rusët shkatërruat Alepin dhe Sirinë”. Turqit kishin frikë prej kohësh nga aksione të tilla. Kjo për shkak se vendi ishte goditur nga sulme të ndryshme duke e rritur pasigurinë dhe angazhimin e policisë në shumë fronte (ISIS, separatistët kurdë, tensionet e brendshme). Dhe spastrimet që nisi Erdogan pas përpjekjes për grushtin e shtetit – që sipas disave – kanë dobësuar mbrojtjen. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi. Ai ka thënë ndër të tjera se “vrasja e Karlovit është një provokim i pastër, e cila vrasje kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri”. Shumë agjenci prestigjioze të lajmeve në botë këtë atentat e cilësuan si mjaftë të rrezikshem edhe  për paqen botërore.

Një ngjarje tjetër tragjike e cila tronditi opinionin botëror ndodhi po ditën e hënë në Berlin. Një kamion ishte përplasur në turmën në një treg Krishtlindjës duke lënë nëntë të vdekur dhe mbi 50 persona të plagosur. Kësaj tragjedie thuhet se i kishin shpëtuar këngëtarja shqiptare, Fatime Kosumi dhe një shqiptar tjetër. Incidenti ngjalli kujtimet e sulmit të muajit korrik në Nice të Francës kur një tunizian goditi me kamion turmën që po kremtonte ditën e Bastijës duke vrarë 86 veta. Sulmi i Nicës që marrë përsipër nga grupi militant “Shteti Islamik”. Edhe pse vrasja e ambasadorit rus  në Ankara dhe vrasjet në turmë në Berlin janë dy ngjarje të ndara, duket se ishin mirë të sinkronizuara, edhe pse përgjegjësinë për këto sulme ende nuk e ka marrë askush, edhe pse sigurisht që të dyja mund të kenë lidhje me ngjarjet e fundit tragjike në Siri. Unë në disa shkrime autoriale e kam potencuar rrezikun që paraqet implikimi ushtarak rus në Siri në krahun e diktatorit Bashar Al Asaadit. Putin moti nga njohësit e politikës dhe njohësit ushtarakë është cilësuar si njeri shumë i rrezikshem për paqen botërore. Këtë e tregoi aneksimi i Krimesë dhe ndjekjet e vrasjet e pamëshirshme të çeçenëve.

Tërthorazi presidenti amerikan Barak Obama në përmbyllje të mandatit të tij si president, e pranoi pas shumë sugjerimeve, se lejimi i ekspeditës ushtarake ruse në Siri ishte gabim i madh i administratës amerikane. Ai kërkoi nga Putin ndalimin e bombardimeve ne Alepo dhe dënoi vrasjet e grave, fëmijëve dhe pleqve. Por, rusët e pabesë dhe siç janë popull me kod gjenetik të prishur bashkë edhe serbët, janë të predisponuar që t’u shkaktojnë shumë të liga dhe dhembje njerëzimit në botë. Nga kjo politikë e pakrye e diktatorit Putin dhe organizatës terroriste ISIS po vazhdojnë të bien viktima njerëz të pafajshëm. Çfarë faji kanë qytetarët në Berlin të cilët as në ëndërr nuk e kanë menduar se do të goditen pamëshirshëm në mbrëmjen e kobshme të të hënës? Sigurisht asnjë faj. Putin si duket është vetë përkrahësi më i madh i terroristëve mizorë të ISIS-it. Rusët dhe serbët gati haptazi janë duke e përkrahur terrorizmin si me njerëz (mercenarë ruso-serbë në Siri) dhe mjete materiale, i kanë bankat e posaçme për nga po i financojnë. Po bëhet lojë e dyfishtë, që në emër të luftës kundër terrorizmit, po dëshirohet realizimi i objektivave hegjemoniste në Lindje të Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor posaçërisht. Dihet se dhuna e nxit dhunën. Kjo më së shumti po iu krijon favore diktatorëve mizorë për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Diktatorët gjithmonë edhe i kanë shkaktuar luftërat. Lufta në Siri dhe aktet e shumta terroriste në Francë, Gjermani dhe Turqi, janë seriozisht duke e lëkundur paqen botërore. Gjithësesi dy aktet e fundit tragjike janë të dënueshme, por që këto akte  duhet të shërbejnë  si zgjim i mbarë botës demokratike, që të veprojnë ngutshëm, por pa emocione që kjo gjendje të kapërcehet pa shkaktuar turbulenca të nivelit global …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *