POLITIKA NDËRKOMBËTARE

FILLON FAZA E TRETË E LUFTËS SPECIALE KUNDËR GJERMANISË

SHKRUAN: NAIM MIFTARI, ISH-EPRORË I LARTË I G2 NË UÇK-SË DHE TMK

Gjermanija duhet të ketë shumë kujdes nga lufta speciale, sulmet terroriste, propaganda, inskenimet, alarmet e rrejshme për bomba, që po i bënë shërbimi sekret rus FSB dhe aleatët e këtij shërbimi, celulat terroriste islamike, të dirigjuara direkt ose indirekt nga Rusia e Vlladimir Putin.

Nëse i analizojmë sulmet terroriste në Gjermani dhe vrasjen e ambsadorit rus në Turqi, fitojmë një emërues të përbashkët. Nga këto akte terrori, fituese është gjeopolitika ruse.

Edhepse nuk jam adhurues i vrasjeve dhe atentateve, megjithatë, duke e analizuar aktin e vrasjes së ambasadorit rus, bie në sy pozicionimi i vrasësit. Ai nuk dëshironte të vriste civil, gazetar apo fotoreporter.

Sidoqoftë, ambasadorin rus e vrau politika fashiste dhe pushtuese e Vlladimir Putin. Masakrimi i popujve në Krime dhe Siri e mbanë vulën e veprimit të planifikuar rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *