POLITIKA KOMBËTARE

PDK FITON BINDSHËM NË KOMUNËN E DRENASIT

Komisioni Qendror Zgjedhor në konferencën e fundit për shtyp shpalli rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve në komunën e Drenasit.

Në bazë të të dhënave që ka grumbulluar KQZ-ja, Ramiz Lladrovci doli fitues në komunën së Drenasit.

Kryetarja e KQZ-së, z. Valdete Daka, në prononcimin e saj tha se në bazë të të dhënave nga qendrat e votimit ka pasur gjithsej 52 mijë e 569 votues të regjistruar, ndërsa numri i vendvotimeve ishte 72 prej ku edhe janë marrë të dhënat nga këto 72 vendvotime. Sa i përket numrit të nënshkrimeve,ai  Daka tregoi se kishte arritur në 23 mijë e 438, ndërsa numri i fletëvotimeve të vlefshme ishte 22 mijë e 718, kurse numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 581.

Përqindja e votuesve në këtë raund të zgjedhjeve arriti deri në 44.32 për qind. Daka theksoi se Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin Ramiz  Lladrovci ka marrë 14 mijë e 242 vota apo 62.69 për qind, ndërsa partia Nisma për Kosovën me kandidatin Isa Xhemajlaj ka arritur të grumbullojë vetëm 8 mijë e 476 vota apo 37.31 për qind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *