OPINIONE

MALLKIMI QË NUK PO I LE SHQIPTARËT TË ECIN PARA!

Shkruan: Ahmet ASANI

Të shtyre nga ideja e marrjes se pushtetit nepermjet luftes, mesime keto te marruna nga shkolla marksiste-leniniste e Enver Hoxhes, vendosen qe edhe gjate luftes per çlirimin e Kosovës të imitojne Partine Komuniste te Shqipërise!

Ideologjia e internacionales komuniste dhe mesimet e Enver Hoxhes i verbuan aq shume sa te bejne edhe lista per likuidimin e kundershtareve te tyre ideoligjik gjate dhe pas luftes! U verbuan aq shume pas pushtetit sa qe menduan t’ju humbin shejin e gjakun gjithe kundërshtarëve te tyre, njesoj siç ua humbi per gjysem shekulli PKSH-ja e PPSH-ja ne Shqipëri!

Te verbuar nga mesimet e Leninit, Stalinit e Enverit, harruan krejt se jane ne shekullin e informatikes, ne shekullin e internetit i cili nuk do lë asgje pa zbuluar!

Fshehja e gjurmeve me qellim te “humbjes se gjakut” eshte MALLKIMI i cili nuk po le te ec perpara Kosovën sikur Shqiperinë!

Jemi deshmitar se çfar i ndodhi Shqiperise nga ky mallkim i shpirtrave te njerëzve te vrarë e t’pa varr! Mallkimi i nënave baballarëve, grave e femijeve qe humben me te dashurit e tyre nuk do te hiqet deri sa te dal ne dritë e verteta! Vetem dalja e te vertetes ne dritë do te heqte te keqen e do krijonte kushte per falje e bashkim kombetar!

Derisa mos te dal ne shesh e verteta per gjitha te vrasjet ideolgjike e politike, shqiptarët ne Kosovë e viset tjera shqiptare nen Maqedoni, Serbi, e Mal te Zi do te mbeten te mallkuar, njesoj sikurse Shqiperia te cilen e ka mallkuar Zoti te mos beje asnje hap perpara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *