POLITIKA KOMBËTARE

DESHMITARI K6 SHKAKTOI TERMET NE GJYQIN E HAGËS – OPINIONI SHQIPTAR I NOKAUTUAR

Në Hage, më 10 qershor 2002, nënë masa të rrepta sigurie dhe maskimi, dëshmoi deshmitari i mbrojtur i quajtur K6. Dëshmia e tij, nëse ato çka tha janë vetëm pak të vërteta, të shqiptarët e Kosovës ka hapur një plagë që me vite të tëra asnjë drejtësi nuk do t’i sherojë. 

K6 paska punuar në Sherbimin Sekret Serb një kohë të gjatë, prej vitit 1981-1998.

Rrëfimi i tij për vrasjet ndërshqiptare janë të tmerrshme dhe rrënqethëse.

Në vazhdim po jap pikat kryesore por shumë në mënyrë telegrafike derisa të mund të siguroj më shumë nga dëshmia e tij:

 Vërejtje: Pyetjet janë me shkronja të trasha, përgjigjet e dëshmitarit me rreshta të pjerrtë.

—- këtu fillojnë vrasjet ndërshqiptare—-



Po vëllezërit Gërvalla kush i ka vrarë?



Vëllezërit Gërvalla i ka vra Sigurimi Serb (« shqiptarët « : Selim Brosha, Lutfi Ajazi, Jusuf Karakushi). 

Selim Broshën e kanë vrarë persona të panjohur në Prishtinë pas luftës. Jusuf Karakushi jeton në Gjermani dhe ishte shef i Sigurimit të Kosovës pas demonstratave të vitit 1981. (v.j)

Besoj që tash opinioni shqiptar e ka kuptuar më mirë pse familja Gërvalla u bëri një varrim familjar herojve të kombit Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe nuk lejoi që edhe njëherë të vriten vëllezërit Gërvalla. 
Vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka është vrasje që mund të krahasohet me vrasjen e Azem Hajdarit



Tash fillojmë me pyetjet dhe përgjigjet tjera:



Kush ishte Gaiçi ?


Gaiçi ishte kordinatori kryesor për Kosovën 

Kush ishte shef i Sigurimit Serb në Prishtinë ? 
Shef i Sigurimit Serb në Prishtinë ishte Millan Lakoviq ndërsa këshilltar i tij ishte Lutfi Ajazi.



Kush e ka vra Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin ?


Ahmet Krasniqin e kanë vrarë njerëzit e Thaçit – konkretisht Milaim Zeka vetë i treti. 

Milaim Zeka ka jetuar kohë të gjatë në Suedi dhe ka punuar për kompaninë ajrore Jugosllave JAT. Në varrimin e Enver Hoxhes ka marrë pjesë dhe i ka dorëzuar një lule në emër të rinisë së Kosovës, me të cilin gjest e veja e Hoxhës, Nexha, ka manipuluar një kohë të gjatë. Milaimi ka marrë pjesë, në cilësinë e gazEtarit, gjatë punimeve të Konferencës në Rambouillet dhe në një moment iu ka kërcënuar Mero Bazes me këto fjalë “të vras sikur Ahmet Krasniqin”. Milaimi tash është kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Kosovës. 



Për llogari dhe interesa të kujt ka punuar Thaçi dhe UÇK të cilën e ka udhëhequr ai ?


Thaçi ka punuar për interesa të veta dhe të Serbisë.

 Po politikanët tjerë, a mund ta citoni ndonjë prej tyre çfarë angazhimi kanë pasur ?


Demaçi, Qosja, Hyseni, L.Pula, kanë punuar me shumë per interesa 
personale se sa per Kosovën.



Dini gjë kush e ka vra Hazir Mazrekun ?


Hazir Mazrekun e ka vra Sigurimi Serb (pikërisht Lutfi Ajazi) 



Kush e ka vra punëtorin e policisë Z. Gashi ?


Sokol Bashota e ka vra Gashin qe punonte si polic.



Po UÇK ?



UÇK-se ka vra policë dhe spiuj, ata ishin ushtri e popullit. Ndërsa, vëllezërit Kryeziu, të cilët kanë pasur një pompë benzine i ka vra Thaçi dhe Jakup Krasniqi.



Po Ejup Bajgorën ?


Ejup Bajgoren (inspektor i sigurimit serb) e kanë vra Adem Jashari e Rexhep Selimi.



Ç’farë dini për vrasjen e familjes Jashari ?


Hamza ka dashur të dorëzohet por ju ka kërcënuar Ademi. Adem Jashari është hero i kombit.



Diçka për sektorin tuaj ?


Sektori për zbulim ku kam punuar ka bërë disa kundërzbulime sikur është vrasja, më 31.01.1997, kur edhe i vranë Zahirin Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Edhe Bejtush Bekën (inspektor të Sig. Serb) e ka vra policia serbe.



A ka pasur shumë shqiptarë në Sigurimin Serb ?


Në Sigurimin Serb kanë punuar rreth 30 shqiptarë, dy prej tyre me funkcione shumë të larta.



A dinte Sigurimi Serb për UÇK-në, nëse po, prej cilës kohë ?


Sigurimi Serb ka pasur njohuri per bazat e UÇK-se Qysh prej fillimit, po edhe vetë i akuzuari M. ka ditur çdo gjë sepse ka qenë detalisht i informuar.



A janë maltretuar shqiptarët pasi janë arrestaur nga Sigurimi Sekret Serb
 ?

Po, në prezencën e Danica Marinkoviqit (avokate famkeqe serbe në Prishtinë, tash e vendosur në Nish) janë rrahur shqiptarët si p.sh. : Avni Klinaku e ndonjë tjetër. 

Deshmitari vazhdon deshminë e tij edhe më 11.06.2002

One thought on “DESHMITARI K6 SHKAKTOI TERMET NE GJYQIN E HAGËS – OPINIONI SHQIPTAR I NOKAUTUAR”

  1. Eshte shume interesant se jepen deshmi kohe pas kohe dhe asnjeher nuk raportohet se dikush eshte marre ne pyetje per keto gjera te flliqura.Jan vrar njerz,ne duhet te dim se qka eshte bere me ta pse,kush, etj.
    Ne Kosove eshte mire te jetohet, per ata qe jan te flliqur, sepse askush nuk i pengon, ata jan te lire bile edhe ne funksione te ndrushme politike ne baze te cilave ata veq fshihen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *