SKENDER BUDAKOVA DHE SAIM TAHIRAJ
POLITIKA KOMBËTARE

SAIM TAHIRAJ RRËFEN TAKIMIN ME KOLONEL AHMET KRASNIQIN

Saim Tahiraj, bashkëluftëtar i Sali Çekajt,  ka kujtuar një takim me kolonel Ahmet Krasniqin dhe heroin Sali Çeku, ku thotë se kishin biseduar për shuma të mëdha që kolonel Ahmet Krasniqi ua kishte dhënë nga fondi i qeverisë Bukoshi, parisë së të ashtuquajturit shtabi i përgjithshëm.

“Ministri i luftës, i ndjeri kolonel Ahmet Krasniqi, në një takim që patëm, Sali Çeku dhe unë, në restorant, “Nëna Mbretëreshë”, na tregoj shuma të mëdha që ua kishte dhënë nga fondi i qeverisë Bukoshi, parisë së të ashtuquajturit shtabi i përgjithshëm e që në fakt nuk ishte asgjë tjetër përpos organizata politike LPK. Këtë e vërteton edhe zëvendësi i tij Agim Mehmeti në librin e tij, e vërteta për FARKUN. Gjithashtu edhe kryeministri Bukoshi e thotë njëjtë, madje ai shkon edhe më tutje duke thanë se nuk ka pasur komandantë zone që nuk ka marrë para nga fondi i qeverisë Bukoshi”, ka deklaruar ai.

Tahiraj mendon se një pjesë e mirë e këtyre parave ka shkuar për vrasje politike me pagesa të majme, pastaj pjesa tjetër është ndarë nga shefat e këtij fondi dhe komandantët e Rognerit.

“Mendimi im është që një pjesë e mirë e këtyre parave ka shkuar për vrasje politike me pagesa të majme, pastaj pjesa tjetër është ndarë nga shefat e këtij fondi dhe komandantët e Rognerit. Nëse e shikojmë pasurinë e tyre që e kanë krijuar pas lufte, është faktori kryesorë që e vërteton këtë.

Ndërsa në pyetjen tuaj se kush është më përgjegjës për këtë fond? Unë them se janë pothuajse të barabartë, të gjithë ata që kanë qenë në menaxhimin e tij. Të gjithë i ke në pushtet në Kosovë dhe Maqedoni apo me saktë me thanë, janë kryesia e LPK, me një pjesë të komandantëve që vetë i emëronin dhe i gradonin”, u shpreh Tahiraj për Bota Sot.

Ai ka theksuar, se tani kur koha po afrohet që secili të jap llogari për të bëmat e tij, po ashpërsohet lufta për ta akuzuar njeri-tjetrin dhe përpjekja maksimale që sado pak të lirohen nga përgjegjësia që kanë.

“Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë se asgjë nuk do mbetet për atë botë, të gjitha mëkatet do i pastrosh në këtë botë, andaj edhe ju mëkatarë të fëlliqur po ju vjen dita e gjykimit ku për të gjitha mëkatet që ja keni bërë këtij populli do të paguani shtrenjtë”, ka nënvizuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *