POLITIKA KOMBËTARE

MOS E MBULONI SHKËLQIMIN E LIDERËVE TANË!

Shkruan: Eqrem Kryeziu

Nuk është se kam fjalë miradije për figurat politike të Kosovës, sepse vogëlsia ime nuk është përgjegjëse të ruajë përmasat reale. Mirëpo mediet janë të detyruara ta bëjnë këtë. Të kritikojnë, por edhe të lavdërojnë kur duhet.

Pse, për shembull, ka kaluar heshtas një demonstrim impresiv i kulturës së liderëve tanë? Është fjala për kulturën që ata dëftuan duke përcjellë një lojë tenisi.

Kur vogëlsia ime e di, secili prej jush do të duhej ta dinte se, gjatë lojës së tenisit, përderisa topi qarkullon, vetëm syçkat e shikuesve lëvizin, pa asnjë fjalë a lëvizje tjetër.

Dhe kjo ndodhi kur Kryeministri Erdogan tha në Prizren: “Kosova është Turqi…” Radha ishte e Beogradit: reagim i ashpër me pohimin: “Kosova është Serbi!”

Liderëve të Kosovës nuk u shpëtoi asnjë fjalë nga goja.
Rregullat e lojës së tenisit ishin më të forta se motivet e tyre të stërbollshme patriotike e politike.

One thought on “MOS E MBULONI SHKËLQIMIN E LIDERËVE TANË!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *