POLITIKA KOMBËTARE

JETË MË TË GJATË I SHTRENJTI MIK I SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE

Kreu i shtetit Bujar Nishani në mesazhin e tij, Papa Francceskun me rastin e 80-vjetorin e lindjes.

“Jetë më të gjatë i shtrenjti mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve”
“Gjithashtu dëshiroj të shpreh vlerësimin maksimal për mesazhet e ngrohta si dhe përkujdesjen tuaj atërore ndaj Kishës Katolike dhe besimtarëve shqiptarë si dhe për vlerësimin që vazhdoni të tregoni për ta duke shenjtëruar Nënë Terezën tonë, duke shpallur 38 martirët tanë të bekuar si dhe duke emëruar së fundmi Kardinali Ernest Troshani”, thuhet në mesazhin e presidentit Nishani.

Ndërkohë, kujtojmë se Papa Françesku ka marrë gati 50 mijë emaile me urime për ditëlindjen e tij të 80-të, në bazë të llogarive të hapura për këtë rast, deklaroi Vatikani.

Mesazhet mund të dërgohen në latinisht, italisht, spanjisht, portugalisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe polonisht.

Shumica ishin në anglisht, spanjisht dhe italisht, por ka pasur më shumë se 1 mijë edhe në latinisht.

Vatikani gjithashtu tha se Papa Françesku ka ngrënë mëngjes me tetë persona të pastrehë, të cilët jetojnë në sheshin e Shën Pjetrit dhe ka marrë prej tyre tri buqeta, që ai i ka vendosur në kishën “Santa Marta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *