POLITIKA KOMBËTARE

ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu duhet te gjykohen per krime kunder njerezimit.

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Ka disa kohe qe ne faqet e shtypit ”demokratik” apo edhe ”te pavarur ”shqiptar nuk rreshtin shkrimet, komentet, analizat, historite e kujtimet per tre udheheqesit kryesore te diktatures komuniste ne Shqiperi, Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Ramiz Alia..

Here – here permes intervistave te Rudina Xhunges shfaqet Nexhmija, here – here ne ekranet e TV krimineleve u dalin ne mbrojtje historianet e politikanet nostalgjike te kohes se tyre: Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Idajet Beqiri, Kastriot Islami , Fatos Klosi etj .

Pas dekorimit qe Presidenti i Republikes u beri nacionalisteve te pushkatuar nga sadisti Shehu ne Lushnje, gjate viteve te luftes vellavrasese shqiptare, eshte shtuar ndjeshem doza Pro – Mehmet Shehu, por edhe nostalgjia Pro Diktatorit..
E jo pa qellim dhe asgje nuk eshte e rastesishme…

Mese njehere permes shkrimeve te mija me gjuhen e fakteve e argumentave te llogjikes se ftohte e te pa kundershtueshme kam denoncuar hapur e publikisht aktivitetin kriminal e antishqiptar te terroristit Shehu, si dhe kam publikuar nje numer jo te vogel te masakrave te tija mbi popullin shqiptar..

Se pari:

Ne mbrojtje te tij, duke e cilesuar si Burre shteti, Kryeminister i zoti, Komandant legjendar, Strateg lufte, etj. etj. dalin nostalgjiket e kohes makabre te komunizmit e te diktatures vrastare.

Dalin te gjithe ata qe ne nje menyre a ne nje tjeter i sherbyen asaj e per rrjedhoje edhe kriminelit ne fjale.
Dalin te gjithe ata qe kerkuan dekorimin e tij kohe me pare, vendosjen e bustit te tij ne vendlindjen e vet dhe shpalljen Qytetar Nderi po ne Mallakaster.Dhe kulmi eshte se kete kryeterrorist shqiptar qe sherbeu si Koburja direkte e Diktatorit ne vrasjen e qindra e qindra shqiptareve te pa fajshem e te pa mbrojtur, e duke i hapur rrugen e garantuar atij ne qendrimin e dhunshem ne pushtet per gati me shume se 4 dekada e ka denoncuar e denuar publikisht si kriminel, e si vegel qorre te atij sistemi e te vete diktatorit po vete i biri i tij, Bashkim Mehmet Shehu, duke u shprehur hapur e me kurajo per te e figuren e tij, si neper intervista e po ashtu edhe ne ne botimet e tija, brenda e jashte Shqiperise.

Nderkohe, tani da dalin ca lamashe, delenxhinj, e batakçinj, duke perfshire edhe te vellane e Mehmet Shehut. Duron qe kaperdiset nga Kanadaja e na bejne rolin e Avokatit mbrojtes te Kryeministrit me te zot e me te mire te Shqiperise, por me fat tragjik, prej Diktatures e Diktatorit!
Ky eshte kulmi, se i bie qe i zoti e shet [ i biri ] e Tellalli se jep [ Durua, Idajeti, Fatos Klosi, Kaci, Milua, Xhufi etj.].
.
Se dyti:

Ju siguroj qe te gjitha shkrimet e artikujt apo intervistat qe behen e jepen rreth Hoxhes, Shehut e Alise, ne gazetat e TV paçavura qe vetem se flasin shqip pasi asgje nuk kane te perbashket me Shqiperine e shqiptaret, jane te porositura e te diktuara nga lart.

Boset e sotem te politikes antikombetare shqiptare qe kane gjithashtu ne duart e tyre teresisht median ”e lire e te pavarur” te atij vendi, jane te interesuarit e porositesit e pare per nje gje te tille…

Dhe eshte fare e thjeshte. Kete e bejne per ti çoroditur edhe me shume shqiptaret e per t’ju a larguar mendjet nga deshtimet e tyre ne çdo fushe te jetes se mjeruar te atij vendi e te atij populli.

Jane niperit e mbesat e tyre, te Hoxhes, Aliajt, Shehut, Kapos, Hazbiut etj. etj., qe sot jane prezent kudo ne pushtet, qe me nje gur kerkojne te vrasin dy zogj dhe te frikesojne shqiptaret me gogolin e rikthimit te Diktatures, por edhe te largojne sa me shume te jete e mundur vemendjen e opinionit publik nga banditizmi e kusaria e tyre ne dem te Shqiperise e te shqiptareve te lene sot si kurre me pare, ne mes te kater rrugeve…

Duke ju bertitur shqiptareve te sotem e te drobitur gati çdo dite, ujku – ujku, per ujqerit e djeshem, keta palaço kerkojne te fshehin ne te vertete kerdinen qe po bejne çakejte e sotem te sojit e sorollopit te tyre.

Ndaj, nuk ka e nuk mund te kete me asnje lloj medyshje:

Enver Hoxhes, Mehmet Shehut, Ramiz Alise, etj. etj., ju duhen hequr urgjentisht titujt e nderit qe mbajne padrejtesisht ne emer te Kombit te tyre e popullit te tyre, dhe hapi tjeter eshte ai i dergimit te Dosjeve te tyre ne Gjykaten e Larte a Kushtetuese te vendit e me pas edhe ne ate te Hages, per denimin e tyre [ pas vdekjes ] si kriminele lufte, e ne kohe paqe, per krime e genocid kunder popullit te pa mbrojtur shqiptar e kunder interesave kombetare te Kombit te tyre, gjate luftes e pas saj, si dhe per krime kunder njerezimit, ne te dyja periudhat.

Kjo eshte e verteta historike, e shkruar e zeza mbi te bardhe.
Çdo lloj perpjekje tjeter djallezore ju sherben qellimeve te poshtra qe permenda me siper…

One thought on “ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU”

  1. Krejte eshte e sakt.Porma mire te merremi me te ardhmen.Duhet gjykuar te gjithe pasardhesit e tyre qe fanatikisht vazhdojne rrugen e E.Hoxhes,M.Shehut e shume te tjereve.Ata u kane be dem shqiptareve brenda e jasht Shqiperise qytetareve shqiptar.
    Sido qe te jet nuk duhet lufte vellavrasese nuk jep rezultat.Neve na duhette ecim vetem perpara ne hap me popujt e civilizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *