POLITIKA KOMBËTARE

EDI RAMA E KA DORËZUAR VENDIN TEK KRIMINELËT

Kreu demokrat: “Qëndrimet e Kryeministrit janë mesazh i qartë inkurajues për kriminelët që të vazhdojnë të patrazuar pasi shteti nuk e ka prioritet luftën kundër tyre. Veprimet e Edi Ramës dhe pushtetarëve të tij i dhanë lirinë një krimineli si Lulzim Berisha. Mosveprimet e Edi Ramës kanë lënë jashtë burgut Kelmend Balilaj dhe po mbajnë në pushtet një kriminel si Elvis Rroshi. Mbështetja e Edi Ramës po i mban kriminelët në politikë”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se me Ramën kryeministër dyert e Bashkimit Evropian do të jenë të mbyllura për Shqipërinë. Në një reagim në facebook, në përgjigje të deklaratës së Edi Ramës se ligji i vettingut është kushti i vetëm për datën e negociatave me BE, kreu demokrat deklaroi se  fshehja dhe manipulimi i realitetit vetëm e përkeqëson atë. Basha përmendi edhe mbrojtjen që Rama i ka ofruar njerëzve me precedentë të rëndë penalë, duke thënë se tashmë Shqipëria është pronë e kriminelëve.

“Zgjidhja e çdo problemi fillon me njohjen dhe pranimin e problemit, fshehja dhe manipulimi i realitetit vetëm e përkeqëson atë. Prej muajsh kreu i qeverisë po zbaton një fushatë të gjerë për të fshehur realitetin e rrezikshëm të krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të drogës dhe të kapjes së shtetit nga krimi. Akoma më keq, Rama po përpiqet me çdo mjet dhe shërbëtor të tij të fshehë faktin se lufta kundër korrupsionit, krimit e drogës dhe zgjedhjet e lira janë kushte kyçe që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave. Nga manipulimi i realitetit përfitojnë vetëm kriminelët, trafikantët, të korruptuarit dhe Edi Rama. Qëndrimet e Kryeministrit janë mesazh i qartë inkurajues për kriminelët që të vazhdojnë të patrazuar pasi shteti nuk e ka prioritet luftën kundër tyre. Të vazhdojnë të qetë se Edi Rama nuk do thotë kurrë një fjalë të keqe për ta. Kështu ai jo vetëm po e inkurajon krimin duke e fshehur atë por po e mbron me veprime konkrete. Veprimet e Edi Ramës dhe pushtetarëve të tij i dhanë lirinë një krimineli si Lulzim Berisha. Mosveprimet e Edi Ramës kanë lënë jashtë burgut Klement Balilaj dhe po mbajnë në pushtet një kriminel si Elvis Rroshi. Mbështetja e Edi Ramës po i mban kriminelët në politikë. Me Edi Ramën Shqipëria është pronë e kriminelëve dhe jo e njerëzve të thjeshtë. Me Edi Ramën dyerT e Bashkimit Europian do të mbeten të mbyllura për Shqipërinë”, tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *