OPINIONE

A I ADOPTON ARBENI FËMIJËT E SIRISË BASHKË ME NANAT E TYRE

Shkruan: Kimete Berisha

A i adopton Arbeni fëmijët e Sirisë bashkë me nanat e tyre, apo i ndan nga nanat e tyre të varfëra e të pamundura, e ia bën si Madona, ua merr vetëm fëmijët, e i lë gratë (nanat) e tyre me duar në gji!

Mos ia bë si miss.Agnesa, të bësh hop pa e kapërcyer lumin. Agnesa, vite më parë, premtoi se do ta adoptonte një fëmijë, por qe, për mukajet mbet pa e adoptuar.

Nëse je kaq njeri i mirë, ti mund të adoptosh fëmijë të braktisur dhe jetimë edhe në Kosovë, dhe bën mirë nëse adopton, pa pasur nevojë të bësh reklamë me atë punë…se është gjynah.

Adoptoji njëherë fëmijët, e pastaj mbasi ke kaq qejf me reklamu rahmetin tënd, bëje lajm.

Padyshim që e ka me qëllim të mirë Arbeni, ama shqiptarët ‘pshurrin shumë nalt’. Bëjnë reklamë edhe me mëshirë dhe me ndihma humanitare.

Viktimat e Aleppos nuk kërkojnë baballarë në Kosovë, ata së pari duhet të shpëtohen nga vdekja…dhe të gëzojnë jetën e tyre, lirinë e tyre, në vendin e tyre, me familjet e tyre.

Dy njerëz normal të ekzistonin në këtë botë, s’do të duhej të lejonin të ndodhte gjithë ky trishtim, gjak e vdekje gjithkah vrasje midis vëllezërve të një gjaku.

P.S. Merre me mend, gjatë luftës në Kosovë, të kishin planifikuar sirianët (apo të tjerët) ti adaptonin fëmijët tanë, duke qenë gjallë ne këtu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *