KULTURA

Ç῾NA THUA KËNGË

Ç῾na i thua këngës së korbit
Kur këndohet dashurisë së vrarë të jetës
Nepër repertoarët e bulevardeve evropiane
Është futur si himn i burrështatasve dhe shteteve të tyre.

Ah,korba unë, në asnjë simfoni nuk më ngjanë kjo këngë
Çudi ç῾fat e kisha edhe unë si brezi im ta dëgjoja
Nuk e them që sa herë më mbytej kocka ime e shqipeve
Se mbahësha i gjallë në një ferr me të fëlliqur se vet ferri i Dantes.

Ç῾na thua a ka fund kënga e korbit miku im
Edhe për sa vite do ta zë frymën e të vetmës ëndërr
Çfarë fshihet mes jetës dhe flakës së Diellit
Dashurinë time yjet ma ruajnë nga vetvrasjet e djajëve.

E kam të vështir që të mësohem me këngët e pakënduara
E dëgjoj vetëm këngën që atdheu më falë për këtë tokë shqipesh.

Agim DESKU, 14 DHJETOR 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *