POLITIKA NDËRKOMBËTARE

RUSIA PO NXITË LUFTË, NATO GATI TË NDËRHYJË

“NATO është e gatshme për të ndërhyrë në Ballkan për t’i bërë ballë kërcënimit rus që ka për qëllim shtrirjen e ndikimit në rajon me qëllim destabilizimin, sidomos duke nxitur konfliktet ndëretnike“.

Kështu shkruan përditshmja kroate “Veçernji list e cila raporton se një dokument i besueshëm i NATO-s për sigurinë në Ballkan, është miratuar në takimin e shefave të diplomacive gjatë këtij muaji.

“NATO është e gatshme të ndërhyjë operacionalisht në Ballkan kurdo është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar siguri dhe stabilitet, shkruan në dokumentin sekret të NATO-s mbi situatën në Ballkanin Perëndimor”, thekson gazeta kroate.

Dokumentin të cilin “Vecernji list” ekskluzivisht e ka parë në Bruksel, fillimisht është shqyrtuar e më pas është miratuar në takimin e ministrave të jashtëm gjatë këtij muaji.

Në të njëjtin dokument janë përshkruar në detaje dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballet vendet fqinje të pjesa juglindore kroate: sjellja destabilizuese e Rusisë dhe rritja e ekstremizmi dhe radikalizmi si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.

Mirëpo në dokumentin sekret nuk tregohen detaje se çfarë do të thotë ndërhyrja operacionale që aleanca është e gatshme të bëjë në Ballkan, por sipas burimeve jozyrtare thuhet se theksi i veçantë i jepet promovimit të sigurisë dhe stabilitetit.

Këto burime thonë se kjo nuk mund të shihet si kërcënim, por si mesazh për parandalimin e kërcënimeve të mundshme në qoftë se ndodhin.

NATO sheh “rritje të aktivitetit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe sjelljen destabilizuese”, thuhet në dokument. / TiranaObserver

One thought on “RUSIA PO NXITË LUFTË, NATO GATI TË NDËRHYJË”

  1. PAS POLITIKES SE RUSVE, SI DUJKET U NJGJALL STALINI PRAP, VLLADIMIR PUTIN,, SIGURISHT DO JET SINPATHUSI I STALINIT MUSTAQE FSHESHES, MBASI PAS VEPTIMET QE PO BEN DHE INTER NETEVE KUPTOHET SE KA QELLIM QE TA ZMADHOJE SERBINE PRAP QE TE BEHET E FUQISHME KARSHI KOSOVES KROACISE, BOSNJES, SI GURISHT BULLGAEVE , KU NE KETE MES PERFITOJNE GREKET KUNDER SHQIPRISE, NE QOFTE SE PERENDIMI NUK MER MASA SE SHPEJTI KA PER TU RIALIZUAR QELLIMI RUS, QE TE SHPETOSH NGA EGERSIRA BJERI KOKES PA E NGRITUR, MOS HARONI TE KALUAREN NGA VITI 1945, KU AKOMA PO EKZISTON KOMUNIZMI DUHET CFAROSUR NGA THEMELI D, M, TH, NGA KA ARDHUR,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *