POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Rex Tillerson pritet të drejtojë Ministrinë e Jashtme të SHBA

Rex Tillerson, shefi aktual i ExonnMobil është paralajmëruar të nominohet sot nga presidenti Donald Trump në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të SHBA. Rex Tillerson njihet si mik i ngushtë i presidentit Vlladimir Putin dhe oligarkisë ruse.

Nominimi i Rex Tillerson ka sjellur reagimet e para në Senat dhe Kongres. Janë republikanët ata që po e kundërshtojnë këtë përzegjedhje të Donald Trump. John McCain dhe Linday Graham e kanë paralajmëruar tashmë kundërshtimin e tyre, duke theksuar se ata kanë një mori pyetjesh në adresë të Rex Tillerson.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *