POLITIKA KOMBËTARE

Në kujtim të demonstratës 14 dhjetorit 1990 në Elbasan

Më 14 dhjetor 1990 në Elbasan u zhvillua një demonstratë antikomuniste me pjesëmarrjen e mijërave vetëve. Disa nga parullat e hedhura në demonstratë, të evidentuara edhe në dokumentet zyrtare janë: “Liri demokraci”, “Enver – Hitler”, “Poshtë diktatura e proletariatit”, “Hekuran – Sllobodan”, “Poshtë Nexhmije Hoxha”, etj. Në këtë demonstratë kam qenë pjesëmarrës. Fotografitë bashkëlidhur janë të Hetuesisë së Përgjithshme një ditë pas demonstratës dhe shkresat praktika të proceseve ndaj atyre që u dënuan.

Më rezultojnë të dënuar nga pjesëmarrja në demonstratë këto persona: Ibrahim Biçoku, Mit’hat Havari, Vladimir Zhuka, Bashkim Bektashi, Gëzim Xhaferri, Bujar Turku, Beqir Qelemeni, Arian Lazareni, Maksim Beqiri, Ismail Çala, Fatmir Murrizi. Ata u akuzuan për “diversion”, “shkelje të dekretit të tubimeve”, “kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të shtetit”, etj.

Nëse dikush ka informacion për ndonjë person tjetër të dënuar, është i mirëpritur të kontribuojë në zgjerimin e këtij informacioni.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *