POLITIKA KOMBËTARE

MOS NA RRENI DUKE E SHPALLUR VETEN KRIJUES E THEMELUES

Shkruan: Rexhep SHAHU

Te gjithe ata qe kane qene nga 8 deri ne 78 vjec me 8 dhjetor 1990 po dalin themelues te PD, heroj te demokracise. Sa zili i kam dhe sa keq me vjen qe ne ato dite kam qene ne fshat dhe pa fat per te qene aty.

Une them se gjithe banoret e qytetit Studenti dhe lagjet ne periferi duhet te shkruhen ne ate liste. Ose gjithe Tirana, meqe meritoret s’perfillen dhe lista shtohet e shtohet edhe nga pas.

Ata qe kane qene neper burgje se kane menduar ndryshe dhe jo per perdhunime nxenesesh e vjedhje, nuk hyjne ne ate liste.

Vetem nje kerkese te vogel kam per dhjetoristet : Ju lutem mos na i recitoni poemat tuaja te asaj kohe me mendjen e sotme. Atehere keni qene gjithsej te padijshem ne raport me dijet qe zoteroni sot. Dhe te paprovuar me pushtet ne raport me pervojat pushtetore qe keni fituar per 24 vjet kur jeni puthur me pushtetin. Shume miqesisht lus te mos na rreni duke u vetshpallur krijues e themelues e sikur keni qene aty, mu aty, bash aty, bash mu aty ne vorbull, ne vorbull te vorbulles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *