POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Armata siriane para fitores në Alepo

Përderisa simpatizantët e diktatorit Bashar Al Asad kanë filluar të festojnë fitoren e Armatës Siriane, Misioni i Kombeve të Bashkuara ka shprehur brengën e madhe për fatin e civilistëve, të cilët pritet t’i nënshtrohen një paragjykimi si ndihmës të terrorit dhe grupeve terroriste.

Sipas zakonit, regjimi i Bashar Al Asad i quan të gjithë kundërshtarët e tij terrorist dhe i trajton si të tillë. Megjithë situatën e nderë në Alepo, nuk pritet që këtij qyteti t’i ofrohet ndonjë ndihmë që do të ndryshonte gjendjen e të rrethuarve.

Kombet e Bashkuara dhe Sekretari i Përgjithshëm kanë apeluar te palët në konflikt dhe kanë kërkuar përmbajtje. Ata gjithashtu kanë shprehur brengën e tyre për lajmet tronditëse që vijnë nga vendi i ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *