POLITIKA KOMBËTARE

A DUHET TË HETOHEN VRASJET E KOMANDANTËVE TË UÇK-SË ?!

Shkruan: Gazmend Islami, Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës

Sa më shumë që ju dhemb e vërteta kriminelëve politik, aq më shumë më shtohet dëshira të mos pushoj së hulumtuari për luftën çlirimtare, vrasjet e komandantëve të saj, që ngrehen dyshime nga më ndryshmet. Rënia në pritë e grupit të parë që kishte vendosur herët të futet brenda Kosovës me Dëshmorin Fehmi Lladrovcin, Dëshmorin Luan Haradinaj, Dëshmorin Ilaz Kodra, e disa të tjerë, pista e parë e dyshimit janë ata që ishin kundër hyrjes së tyre, Shtabi i Rognerit, Azem Syla, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli.

Rënia e Mujë Krasniqit në pritë së bashku me shokë ku ranë 38 dëshmorë, pista e dyshimit tek të njëjtit njerëz.

Rënia e Ilir Konushevcit, pista e dyshimeve është prapë e njëjtë, po tek të njëjtit njerëz. Në vazhdim po e bëjë publike letrën që mora nga një ish luftëtar i kësaj tragjedie që kishte përjetuar për afër luftimet, duke dashur të mbroj identitetin e tij sepse është zyrtar në një komunë të Kosovës po e publikoj vetëm letrën.

Z. Islami, duke lexuar artikullin tuaj për dëshmorët e 14 dhjetorit 1998, më parakaluan kujtimet e tyre ditëve të acarta të dhjetorit, kur ishim në Cahan me këta dëshmorë. Ju keni të dhëna aq të sakta sa që më duket sikur të keni qenë edhe vetë aty. Jam dëshmitar i kësaj ngjarjeje tragjike për kombin shqiptar, por asnjëherë nuk kam mundur të gjej përgjigje se, kush vendosi që t’marshohet me një grup aq të madh të ushtarëve, duke e ditur se kufiri ishte bunkerizuar gjithandej dhe se ky grup ishte i pajisur me armë më moderne që kam parë ndonjëherë në duart e ushtarëve të UÇK-së.

Madje, në grupin e parë kanë qenë kryesisht komandantë të zonave të ndryshme të UÇK-së, duke përmendur këtu Ekrem Rexhën (Drini), MahirHasani, Mensur Zyberaj, Nuri Bexheti e disa të tjerë, të cilët kaluan lehtë, me plagë të lehta. Aty i pari është vrarë Qenë Qenaj, udhërrëfyes, ndërsa shumica e eprorë të UÇK-së e kaluan pritën e parë pa shumë pasoja. Mbase vërtet dikush duhet ta hetojë këtë ngjarje tragjike, që konsideroj se ka qenë humbja më e madhe e UÇK-së. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Pashtrikut, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Respekt, z. Islami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *