POLITIKA KOMBËTARE

Venecia heq kontrollin nga duart e Ramës

Përgjigjja e shumëpritur e Komisionit të Venecias nuk ka qenë ajo që shpresonte Edi Rama. Roli i drejtorëve të emëruar prej kryeministrit për t’u shndërruar në gjahtarë të biografive të prokurorëve e gjyqtarëve është parë nga ekspertët e Komisionit të Venecias si i papërshtatshëm dhe jo në përputhje me përcaktimin kushtetues të 22 korrikut, i cili procesin e kontrollit (vettingut) ia njeh si të drejtë vetëm komisionit konsensual 12 anëtarësh. Kryeministri i ka drejtuar bateritë tani kundër Gjykatës Kushtetuese, duke synuar që përmes presionit të marrë të drejtën që vettingu të nisë pa ndryshime, duke mbetur në dorë të dy drejtorëve të tij kamikazë.

Partia Demokratike ka korrur suksesin e radhës në mbrojtje të standardeve ndërkombëtare sa i takon reformës në Drejtësi. Pas ndërhyrjeve të shumta nga ana e drejtorëve të Edvinit, së fundmi gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë opozitës lidhur me kalimin në sit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por jo më nga njerëzit e Ramës. Opozita, ekspertët e saj të shkëlqyer, dërguan në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut, pasi sipas tyre, me ketë ligj, Edi Rama dëshironte të vendoste në kthetrat e tij nëpërmjet institucioneve që drejtohen nga sekretar mafioz të burimeve njerëzore këtë ligj mjaft të rëndësishëm. Opozita ka qenë e do jetë pro largimit të gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi, por kjo jo nën ndikimin e rilindjes Rama. Mazhoranca në mënyrë të njëanshme kaloi një ligj për Vettingun në kundërshtim me kushtetutën duke thyer konsensusin, e duke hartuar një draft përmes së cilit do të kishte kontrollin absolut mbi sistemin e drejtësisë. Rama kërkon një drejtësi që nuk heton krimin dhe korrupsionin e tij dhe njerëzve që mban  pranë. Edi Rama do një drejtësi që mund të veprojë kundër kujtdo, përveçse kundër aferave të tij, kundër krimeve të tij, kundër bandës së tij në pushtet, ku pikërisht përmes draftit tashmë të hedhur poshtë nga Venecia, Rama kërkonte të bënte zap gjykatat dhe prokurorinë, duke marr në dorë fatin, karrierën e çdo gjyqtari dhe prokurori në vend. E thënë ndryshe, ai do dëshironte të vishej si kryeprokurori, krye hetuesi dhe kryegjyqtari i Shqipërisë. Kryeministri deri më tash ishte përgatitur me një skuadër juristësh militantë, ku peshorja e të drejtës anonte gjithmonë në mbrojtje të interesave të vet atij. Në këto kushte kur bandat janë veshur me pushtet dhe po ndrydhin gjithë qytetarët shqiptar, opozita veproi me vendosmëri në mbrojtje të interesave të shumicës, të atyre qytetarëve të thjeshtë e të pambrojtur. Kjo bandë mafiozësh nuk e mori votën për të ngrënë në kurriz të shqiptarëve, por për shumë premtimet e viti 2013. E vetmja gjë që prekëm në këto vite është kanabizimi i vendit dhe shfrytëzimi i postit për interesa personale. Por, ajo çka është e qartë është se asnjë bandë, asnjë trafikant, asnjë përdhunues, asnjë vrasës, asnjë prej atyre që kanë krah, me të cilët sundon aktualisht, nuk do ta ndihmojnë dot Edvinin në përplasjen me popullin.

Ish kryeministri Berisha: Komisioni i Venecias foli përsëri-Rama nuk mund të kapë drejtësinë

Ish kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur gjykimin e komisionit të Venecias, ndërsa thekson se Rama nuk mund ta kap drejtësinë. Në një postim në facebook, ish kryeministri e cilëson si sukses të radhës të opozitës, në mbrojtje të standardeve ndëkrombëetare për reformën në drejtësi. “Një sukses tjetër madhor i opozitës në mbrojtjen e standardeve ndërkombëtare të sistemit të drejtësisë! Rama nuk mund të kap drejtësinë. Të dashur miq, opozita, ekspertët e saj të shkëlqyer, dërguan në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut, pasi sipas tyre, me ketë ligj, Edi Rama vendos në kthetrat e tij nëpërmjet institucioneve që drejtohen nga sekretar mafioz të burimeve njerëzore apo statutit të Partisë Siçiliste. Ky shqetësim madhor i opozitës merr përgjigje të shkëlqyer nga Komisioni i Venecias, i cili në konkluzione të miratuar prej tij vlerëson në mënyrën më serioze ketë shqetësim, dhe në konkluzione dhe në një seri nenesh si 64; 58; 57 i kërkon Gjykatës Kushtetuese të shqyrtoj ligjin dhe të garantoj kontrollin e plotë të procesit nga trupa kushtetuese, të drejtoj dhe kontrolloj plotësisht procesin e vettingut si dhe çdo provë, dokument apo gjë tjetër të organeve që varen te Edvini! Ky është një sukses i madh i ekspertëve të opozitës, të cilët ndonëse nuk i janë drejtuar vet komisionit, por gjejnë plotësisht të adresuara nga ky komision shqetësimin për të cilin ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Berisha.

Bylykbashi-Ramës: Më trego paragrafin ku thuhet se kontrolli është kushtetues

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama që thoshte se opinioni i Komisionit të Venecias thotë se ligji i procesit të kontrollit është në përputhje me Kushtetutën. Deputeti demokrat e ka sfiduar kryeministrin të gjejë se cili nga 65 paragrafët e opinionit të “Venecias” tregon kushtetueshmërinë e procesit të kontrollit. Oerd Bylykbashi ka një mendim tjetër se çfarë do të thotë realisht “Venecia” me opinionin e saj. Sipas tij, Komisioni i Venecias thotë qartë se interpretimi i këtij ligji është detyrë e Gjykatës Kushtetuese. “Komisioni i Venecias sot publikoi Opinionin Miqësor për ligjin e procesit të kontrollit (Vetting-ut). Por lajmi i vërtet është një tjetër: Kryeministri Rama paska filluar të interpretojë materien e komplikuar juridike dhe paska dalë në konkluzione që s’të linin shteg. Tashmë të rrimë të qetë se reforma është në rrugë të drejtë. Madje po i jepte me ton leksione edhe Gjykatës Kushtetuese se si ta përkthente opinionin e Komisionit të Venecias. Boll ta lexosh atë që thotë dhe e kupton se ata që ia kanë përkthyer Opinionin janë ata që deklaruan se ishin gati ta votonin Kushtetutën edhe pa e lexuar fare! Shpjegim i thjeshtë për një materie të komplikuar për Kryeministrin: Komisioni i Venecias nuk ka thënë në asnjë rresht që ligji yt i vetting-ut është Kushtetues. Të sfidoj të lexosh 65 paragrafët e Opinionit dhe po e gjete, e pranoj që jemi përballë një ngjarje historike. Madje Komisioni ta thotë troç që kjo është detyrë e Gjykatës Kushtetuese. Paragrafi 64 ta thotë troç se çështja thelbësore është që organet qeveritare që ti kontrollon duhet të veprojnë vetëm nën drejtimin mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese e të pavarura të vetting-ut dhe çdo provë apo dokument që kane organet e tua, duhet t’ia dorëzojnë patjetër organeve të pavarura të vetting-ut. Pikë! Këtë ta thotë edhe në paragrafët 35, 54, 55 dhe 58. Bëje një sforco dhe lexo sa më sipër dhe besoj do kuptosh që je ngatërruar nëpër pyll. Ky është thelbi i asaj që i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese dhe këtë mbështet edhe Venecia. Vettingu kushtetues që qëron me rrënjë korrupsionin në drejtësi është ky dhe jo ai që do të bësh ti për të vënë gjyqtarët e prokurorët që do të të mbyllin çështjet që do të të përndjekin ty dhe ministrat apo kryebashkiakët e tu. Zoti Kryeministër, Venecia i ka dhënë një udhërrëfyes Gjykatës dhe nuk i ka shkruar një vendim. I ka treguar limitet se si interpretohet më qartë Konventa e të Drejtave të Njeriut, se Kushtetutën e dinë ata vetë. Komisioni i Venecias i ka dhënë Gjykatës rrugën që e mbron nga presioni yt dhe garanton Kushtetutën e 22 korrikut. Dhe diçka te fundit; mos i bëj presion Gjykatës Kushtetuese. Ajo deklarate e jotja sot, në një vend normal do mjaftonte për të të filluar procedimin penal. Gjykata do marrë vendim shpejt. Me siguri do mbrojë vetting-un siç e miratuam më 22 korrik dhe sa më shpejt të fillojmë ta zbatojmë dhe të korruptuarit të shkojnë prapa hekurave, gjyqtare, prokurore e ministra. Ti bëj vetëm një gjë: mos emëro kriminelët që ke në grupin parlamentar në komisionin ad hoc parlamentar që do përzgjedhë komisionerët e vetting-ut. Këtë test kë përpara ti”, deklaron Bylykbashi.

G55

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *