POLITIKA KOMBËTARE

Rusia Putiniste, rrezikues i Atdheut tonë Shqipëtar!

Pas vitit 2000, Rusia më nuk ishte vetëm problemshkaktues ndaj fqinjëve të saj, tashmë domeni i trazirave dhe terrorit të saj ishte zgjeruar. Kjo në jo pak raste, u pa që përpiqej të ndikonte, të ndërhynte, edhe në rastet kur trajtohej ndonjë çështje e Interesit Kombëtar Shqipëtar ( si në lidhje me Kosovën, Shqipërinë, Shqipëtarët në Maqedoni, e duke dalur vendosmërisht në krah të Serbisë!)! Terror-rusia në periudhën mes viteve 2000 e deri më sot, duket sheshit që është rrezikues për Paqen dhe Sigurinë e çdo demokracie, çdo fqiu, çdo shteti. E që për fat të mirë, aleat asnjë në Bashkimin Europian nuk e ka, përjashato ndonjë shtet të vogël( si Serbia)! Derisa në ngritjen e saj, Rusia Cariste në shekullin e XIX, zakonisht kishte aleancën e disa shteteve( Fuqive të Mëdha) të Europës!

Lufta civile në Bregun e Fildisht, që u zhvillua nga 19 shtator 2002 deri më 4 mars 2007, në mes të Bregut të Fildisht, të mbështetur nga Rusia, Bullgaria dhe Bjellorusia, kundër rrebelëve e që Franca ishte si Paqeruajtës. Në këtë luftë pësuan mbi 200 ushtar qeveritar dhe 100 paraushtarak, si dhe 1200 civilë, ndërsa u vranë rreth 300 rrebelë, kurse nga Paqeruajtësit u vranë 15 francez dhe 1 zyrtar i UN-së.

Lufta në Darfur filloi më 26 shkurt 2003 dhe zgjat deri më sot, në mes rrebelëve të Lëvizjes Çlirimtare të Sudanit dhe Lëvizjes për Barazi dhe Drejtësi në njërën anë, të mbështetura nga Eritrea ( deri 2008), Çadi, Sudani Jugor, Libia( deri 2011), Uganda ( deri 2015), si dhe proklamohej mbështetja edhe e SHBA-së, ndërsa palë kundërshtare ishte qeveria e Sudanit, e cila mbështetej me armatim nga Rusia, Irani e armatosi deri 2016, ndërsa po ashtu e mbështeti edhe Kina që akuzohet për shtypje të popullsisë joarabe. Si pasojë pësuan sipas OKB-së, të vrarë rreth 300.000 njerëz ndërsa sipas vlersimeve qeveritare ishin vrarë rreth 10.000.

Lufta e Ingushetisë filloi më 21 korrik 2007 dhe mbaroi më 19 maj 2015, në mes qeverisë Ingushete e cila mbështetej nga Rusia, kundër opozitës Ingushete të mbështetur nga Emiratet e Kaukazit. Në këto luftime pësuan 400 polic mes viteve 2005-2010 dhe 93 zyrtarve të sigurisë, mes viteve 2010-2014. Nga pala kundërshtare u vranë rreth 182 mes viteve 2010-2014, si dhe 800 civil mes viteve 2002-2008 dhe 71 civil mes viteve 2010-2014.

Lufta e Gjeorgjisë e cila filloi më 7 gusht dhe mbaroi më 12 gusht 2008, në mes Rusisë e cila mbështetej nga Osetia Jugore dhe Abkazia kundër Gjeorgjisë. Nga pala ruse u vranë 67, 3 të Ministrisë së Brendshme dhe 12 nga forcat ajrore, Osetia jugore humbi 27 nga forcat ajrore, 27 ushtar dhe 10 nga Ministria e Brendshme si dhe 50 rezervist. Abkazët humbën 1 ushtar, ndërsa Gjeorgjia humbi 169 të vrarë, 1 nga Ministria e Brendshme dhe 39 nga forcat ajrore.

Kryengrita në Kaukazin verior që filloi nga 16 prill 2009 dhe vazhdon deri më sot, në mes të Rusisë e cila mbështetet nga Republika Çeçene e Içkerisë, Dagestani, Ingushetia, Kabardino-Balkaria, Osetia veriore-Alania, etj. kundër Emirateve të Kaukazit të përbërë nga disa dhjetra organizata islamike ( Vilajeti i Dagestanit, Vilajeti i Galgaycho, Vilajeti Iriston, Vilajeti KBK, Vilajeti Nokhchicho, Muxhahedinët turq, ISIS etj). Ku pësuan 1047-1087 persona mes viteve 2009-2015 nga pala Ruse, dhe 2069-2085 të palës kundërshtare. Ndërsa 594 civil janë vra nga 2010-2015.

Përhapja e Luftës civile Siriane në Liba që filloi më 17 qershor 2011 dh zgjati deri më sot, në mes të mbështetësve dhe kundërshtarve të rrebelëve Siran, ku Sunitët Libanez përkrahnin rrebelët, ndërsa Shi’itët përkrahnin regjimin e Asadit. Në këtë luftë civile Libaneze, ishin tre palë ndërluftuese: Fronti Al-Nusra( deri 2016), Jabhat Fatej al-Sham( nga 2016), Fronti Islamik( deri 2016) etj. Pala e dytë ishte Shteti Islamik i Irakut dhe Levantin ( nga 2014) etj, ndërsa pala pro-qeveritare Siriane ishin: Hezbollah, As-Sa’iqa, Partia Nacionalsociale Siriane, DFLP, PFLP-GC, etj. të cilat mbështeteshin nga Rusia, Siria dhe Irani. Pasojat ishin: 798 të vrarë.

Pushtimi i Krimes nga ana e Rusisë, territor ky i Ukrainës i cili filloi më 20 shkurt 2014 dhe përfundoi më 19 mars 2014. Pësuan 1 i vrarë nga Krimeasit dhe 2 ushtar Ukrainas, si dhe 2 protestues u vranë që ishin pro-Rusisë dhe një protestues u vra pro-Ukrainës. Është agresioni brutal që Rusia shkel çdo ligj ndërkombtar të Luftës.

Lufta në Donbas filloi më 6 prill 2014 dhe është duke vazhdu ende, në mes rrebelëve ( të vetëquajtur Republika popullore e Doneckut dhe Republika popullore e Luhanskut) të mbështetur nga Rusia, kundër territorit të Ukrainës. Pasojat janë 2081 të vrarë a të zhdukur nga rrebelët dhe 3150 të vrarë dhe 153 të zhdukur nga Ukraina.

Intervenimi Rus në Siri, në mbështetje të diktatorit Bashar Al Asad filloi më 30 shtator 2015. Si mbështetse të qeverisë së Sirisë janë: Rusia, Irani, Forcat demokratike siriane, kurse si palë kundërshtare luftojnë Shtetin Islamik dhe koalicioni perëndimor, pra pala tjetër, është Ushtria e Sirisë së Lirë, e mbështetur nga Vëllazëria muslimane, Brigadat Turkmene të Sirisë, Fronti i Levantit, Fronti Islamik, Forcat Peshmerga-Kurde, të mbështetura nga Arabia Saudite, SHBA, Tuqia. Pala ruse humbi 20 ushtar si dhe 9-15 pjestarë të kompanive private të armatosura. Nga ISIS, janë vrarë 2746 sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, ndërsa nga pala e tretë janë vrarë 2814 persona po sipas këtij burimi. Ndërsa popullsia civile vlerësohet që ka pësu me 250.000 persona të vrarë.

Po ashtu, nuk janë të pakta rastet kur Rusia fshehtas ndihmoi regjime qeveritare totalitare, por edhe grupe opozitare, e deri edhe grupe terroriste sidomos ato Islamike ( p.sh: Hamasin- tashmë të vërtetuar, por edhe organizata të tjera!)!

Rusia, pas aneksimit të Krimes, aneksimit në rajoneve të Luhanskut dhe Donbassit në Ukrainën Lindore, pas sanksionimeve ndërkombëtare kundër saj, ajo aplikoi taktikën e shpërndarjes së konfliktit, taktikën e luftës hibride, taktikën e përçarjes së Aleancës së NATO-s, tentativat për të blerë me donacione ( si rastin e Greqisë etj.), dhe së fundi taktikat e mposhtjes-shpërbërjes së BE-së, përmes turmave të mëdha të refugjatëve Sirian, e në mesin e tyre duke futur terrorist Islamik ( sidomos të ISIS-it) që të kryejnë akte terroriste nëpër vendet e NATO-s).

Siç shihet, Rusia pas vitit 2000 filloi të ndërhyjë në punët e shteteve edhe larg nga territori i saj, si në Bregun e Fildisht, Darfur, Siri etj. Derisa para viteve 2000 deri 1991, terrorin e saj e shtrinte vetëm nëpër vendet fqinje, ndërsa pas vitit 2000, këtë terror e ekstremizoi sidomos ndaj fqinjëve të saj, por pa lënë edhe terrorin ( krimet e Luftës) në Siri etj!

Më:11.12.2016

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *