POLITIKA KOMBËTARE

Rama do futet 35 vite në burg për CEZ-in

Ish-kryeministri në komisionin hetimor: 

“Pasi kompania CEZ falimentoi, tani hajdutëria kombëtare dhe ndërkombëtare lëshohet drejt saj për ta vjedhur në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Rama i kërkoi avokatit ndërkombëtar që të ndryshojë raportin se Shqipëria ka shumë shanse për të fituar gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar. Më pas, ai firmosi në zyrat e Brukselit në errësirë të plotë marrëveshjen që Shqipëria zotohet se nuk do të ndjekë çështjen në arbitrazh, duke u bërë pronar i 600 e ca milionë Eurove”

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në komisionin hetimor të çështjes CEZ. Gjatë fjalës së tij hyrëse, ish-kryeministri deklaroi se nuk mund të deklaronte para një shpifësi ordiner. Berisha theksoi se pas çështjes CEZ fshihet Edi Rama, duke thënë se ky i fundit firmosi për hesap të xhepave të vet tërheqjen e Shqipërisë nga arbitrazhi.  “Një shpifës ordiner, nuk ke kredenciale, autoritet. Je një i dënuar i formës së prerë. Nuk ke pranuar ekzekutimin e vendimit. Në këto kushte nuk mundet që shpifësi i dënuar nga Kodi Penal për shpifje të ndyra dhe që u zotua para shqiptarëve që nuk jam dënuar kurrë. Unë në respekt të Kuvendit, deklarova se në rast se nuk je dënuar dhe unë para sektorit ligjor dhe parlamentit vendosa të respektojë parlamentit. Je një shpifës i ndyrë dhe nuk pranon të paguajë 10 mln lekë gjobë. Je dy herë kriminel, njëherë për shpifje e një herë për mos pagim”, u shpreh në fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkaq pasi kryetari i këtij komisioni Taulant Balla ka lexuar një dokument të vitit 2006 të Kuvendit në lidhje me dënimin për shpifje, se nëse dikush është i dënuar për një vepër që s’ka lidhje me objektin e komisionit nuk duhet të largohet. “Nuk ka ndodhur kurrë të përdhoset vendimi para një shpifësi ordiner. Nuk ke moral, nuk ke autoritet, nuk ke kredencialet të marrësh vendimin derisa je një i dënuar me vendim të formës së prerë dhe ke përdor pushtetin për të mos ekzekutuar vendimin. Nuk mundet shpifësi i dënuar për shpifje të ndyra që u zotua që s’jam dënuar kurrë. Njeriu i dënuar si shpifës i ndyrë dhe që nuk pranon të paguaj 10 mln lekë për atë që ka bërë. Je dy herë kriminel, për shpifje dhe mos pagesën. Duhet të hapje seancën me një ndjesë publike për mashtrimin e përsëritur. Ti nuk je i denjë për deputet. Nuk mund t’i them asgjë një personi të dënuar si shpifës i ndyrë. Nuk mund t’i jap asnjë gjë një shpifësi ordiner. Kjo është një shpifje e radhës, shpifje e mirëfilltë, në çdo fjalë që nxjerr ti shpif. Je fytyra e vërtetë e Edi Ramës. -Shpif e shpif nuk ka të sosur. Ky s’ka as minimumin e respektit për veten e tij. Mashtron 5 herë para kamerave, po lexon shpifje dhe trillime me të cilat ka një qëllim: Të shpëtojë Ramën nga më së paku 35 vjet burg për vjedhje monstruoze që i ka bërë shqiptarëve duke përjashtuar çdo procedurë dhe për të firmosur marrëveshjen me CEZ ku i fali 3.2 miliardë euro. A e dëgjuat 5 herë këtu, pse asnjëri prej jush nuk bëri asnjë reagim. Jeni të korruptuar politikisht derisa pranoni një gjë të tillë. Ai tha 5 herë që nuk është i dënuar. Ti s’ke për të qenë më në asnjë listë deputetësh, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Denoncimi

Rama i kërkoi avokatit ndërkombëtar që të ndryshojë raportin se Shqipëria ka shumë shanse për të fituar gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar me CEZ

Në vazhdim të mbledhjes së Komisionit, Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar Edi Ramën se u tërhoq nga arbitrazhi i Shqipërisë me CEZ për shkak të një marrëveshje të fshehtë me kompaninë çeke, nga e cila ka përfituar më shumë se 600 milionë Euro. Duke folur për këtë çështje në Komisionin Hetimor për CEZ, Berisha sqaroi se çfarë ndodhi pas falimentimit të CEZ kur Edi Rama mori pushtetin si Kryeministër. Sipas ish-Kryeministrit, Rama i kërkoi avokatit ndërkombëtar që të ndryshojë raportin se Shqipëria ka shumë shanse për të fituar gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar me CEZ dhe ta kthejë në zgjidhjen e çështjes me mirëkuptim.“Pasi kompania CEZ falimentoi, tani hajdutëria kombëtare dhe ndërkombëtare lëshohet drejt saj për ta vjedhur në çdo gjë dhe natyrisht në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Dy-tre muaj para zgjedhjeve, Edi Rama akuzoi qeverinë dhe u shndërrua në avokat të kompanisë CEZ. E përzumë me arbitraritet kompaninë. Sali Berisha e përzuri. Çfarë fshihet prapa kësaj? Fshihet një kombinim i një megakorrupsioni por tani kalonte kufijtë e Shqipërisë. Avokati ynë ndërkombëtar na thotë se afera është e fituar nga qeveria shqiptare. CEZ ishte gjigant, por dhe ne ishim në të drejtën tonë. Edi Rama bëhet kryeministër dhe merr këto letra nga avokati. I çon avokatit fjalë, përpiqet ta korruptojë atë. E dini ju premtimin që i ka bërë me Gjiknurin? Rama është gati të japë dhe intervista që avokati të hartojë një raport të ndryshëm nga ky. Dhe natyrisht do ta shpërblente avokatin me dhjetëra milionë. Hajdutët jo vetëm vodhën por vendosën edhe nen në ligj që mos t’i hetojnë. Por ato para do të gjenden”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.  Ish-Kryeministri deklaroi përpara deputetëve të komisionit se CEZ dhe Edi Rama firmosën marrëveshje të fshehtë, sipas të cilës kryeministri do hiqte dorë nga arbitrazhi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe do të pranonte zgjidhjen me mirëkuptim. Në një situatë të tillë, Berisha hodhi akuza se Rama dhe Gjiknuri u shpërblyen financiarisht nga CEZ. “Për të mos humbur CEZ-i arbitrazhin, e lubrifikoi Edi Ramën. I pagoi atij një shumë të madhe dhe tha unë do tërhiqem nga arbitrazhi. Do ta zgjidhim me gjendjen e krijuar. Edi Rama firmosi në zyrat e Brukselit në errësirë të plotë marrëveshjen që Shqipëria zotohet se nuk do të ndjekë çështjen në arbitrazh. U bëtë pronar të 600 e ca milionë Euro. CEZ shpërbleu Edi Ramën dhe shpërbleu Gjiknurin me një shumë më të vogël”, theksoi ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ish kryeministri jashtë komisionit për CEZ: Duhet të lejohen edhe pyetjet e gazetarëve

Pas përfundimit të mbledhjes së komisionit hetimor për CEZ, ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat përpara Kryesisë së Kuvendit. Gjatë prononcimit, Berisha tha se duhet të lejohen edhe pyetjet nga gazetarët në komisione të tilla hetimore, përveç pyetjeve të deputetëve.“Keqardhje që nuk u lejuan pyetjet nga gazetarët. Mendoj se në këto seanca duhet t’u mundësohen pyetje dhe gazetarëve. Por, Edi Ramën e ka kapur tmerri nga mediat dhe portalet”, u shpreh ish-Kryeministri. Edhe pse rregullorja e Kuvendit nuk parashikon pyetje të gazetarëve në komisionet hetimore, Berisha deklaroi se nuk ka asnjë ligj që e ndalon. Sa i përket akuzave të tij ndaj Taulant Ballës duke e etiketuar “shpifës”, Sali Berisha tha se kishte marrë vendim për çdo pyetje të tij t’i kthente të njëjtën përgjigje. “Unë mora vendim, çdo fjalë të tij t’ia përplas shpifës. Siç e dëgjuat, në çdo pyetje pati një përgjigje standarde. Nga ana tjetër dua të falenderoj komisionin që më dha mundësinë për një ekspoze të vjedhjeve të Edi Ramës, çka përbënte për mua detyrim të shprehja para shqiptarëve mendimet e mia”, deklaroi Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *