POLITIKA KOMBËTARE

Nëse Rama s’do të përmbahej në 21 Janar, sot s’do të ishte më

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për ngjarjen e 21 Janarit.

Ndërsa ka thyer edhe një tabu.

Ai ka folur për emisionin për emisionin “Top Story” të Sokol Ballës.

Një emision ky që Berisha e ka sulmuar shpeshherë, por pas konfliktit me Blendi Fevziun, duket se ka vendosur ta thyejë këtë tabu.

Përsa i përket ngjarjes së 21 Janarit, Berisha u shpreh se ndjen keqardhje për vrasjen e protestuesve, por këtë ia faturoi Edi Ramës, në atë kohë kryetari i opozitës.

Sipas ish-kryeministrit, Rama kërkoi të merrte me forcë institucionin e Kryeministrisë, dhe kjo gjë ishte e papranueshme.

“Pashë më 21 janar Edi Ramën që ushqente urrejtje dhe armiqësori saqë donte të vinte dhe të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime dhe ndjeva keqardhje.

Më 21 janar është shënuar pikë kthese. Ai më rrethoi me qëllimin të vinte të mbante fjalim tek zyra ime. Kjo ishte tejkalim i çdo lloj kufiri. Por nëse Rama s’do të përmbahej, ai sot s’do të ishte më.

Dyzetë herë kam shprehur dhimbjen për viktimat e 21 janarit, por institucioni nuk dorëzohej kurrë nga Sali Berisha. Ishte bërë zgjedhje e gabuar nga Edi Rama. Unë isha në krye të detyrës. Ajo ishte ditë pune. As 3, as 13, as 300 nuk do mund të pushtonin zyrën time.

Atë zyrë nuk e ka sulmuar kurrë Sali Berisha kjo është e faktuar. Nuk mund të sulmohet sepse është institucion”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *