POLITIKA KOMBËTARE

Gjaku nuk bëhet ujë…

Shkruan: Gazmend Islami, Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës

Shoqëria shqiptare në Maqedoni është peng i vetëdijes së ultë qytetare, që edhe njëherë dëshmon që në një shoqëri duhet të punohet në shkollim, vetëdijesim, për tu mësuar për ta dashur veten, vendin, kombin.

Këto nuk mund të dëshmohen nëse shqiptarët dhënë diku rreth 70.000 mijë vota për partitë maqedonase, të cilat pa dallime, si të djathtë apo të majtë, kanë shtypur dhe vrarë, kanë burgosur dhe internuar, kanë dhunuar e përdhunuar shqiptarët. Nuk mund të gjesh arsyetime se nuk kanë pasur alternativë sepse kanë qenë të tradhtuar nga BDI dhe PDSH. Gjatë qeverisjes së tyre në periudha të ndryshme, ata që kanë dashur të ndryshojnë për të mirë, kanë pasur Aleancën për Shqiptarët që shihej si partia më bindëse që do të punonte dhe luftonte për të drejtat e shqiptarëve.

Zaevin mund t’a doni, por ai nuk ju do juve! Ju mund edhe ta dashuroni, por ai do të ju urrej juve! Ju mund t’i lidhni edhe flamurin maqedonas dhe atë shqiptar, por kurrë gjaku nuk bëhet ujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *