POLITIKA KOMBËTARE

Aderime cilësore te Balli Kombëtar Demokrat

Muajve të fundit subjektit politik Balli Kombëtar Demokrat i janë bashkuar me mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës. Shtrirja e shpejtë organizative edhe në Republikën e Kosovës i përgjigjet nevojës për ndryshime përmbajtësore në politikën kombëtare. Nën moton:

KIFIJTË NDARËS MES SHQIPTARËVE NUK E KANË ASNJË VLERË TË VETME, Balli Kombëtar Demokrat synon të mbështesë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe t’i pastrojë ato nga dosjet e dyshimta. Kriminelët, nëse këtë e konstaton gjyqësori, e kanë vendin pas grilave dhe jo në Parlamentin e Republikës.

Republika e Kosovës ka nevojë për ndarje të mirëfilltë të pushteteve dhe jo për kapje klienteliste të institucioneve. Vetëm pavarësia e plotë e sistemit të drejtësisë e garanton lirinë dhe demokracinë e mirëfilltë, të cilën ne si subjekt e synojmë bashkërisht me qytetarët e Republikës.

Për një Kosovë të lirë, sovrane dhe demokratike. Për një politikë që garanton procesin e integrimeve të natyrshme kombëtare. Për një ushtri të fortë, të përgjegjshme dhe të pakompromis në funkcion të ruajtjes së paqes, miqësisë euro-atlantike dhe stabilitetit në rajon.

One thought on “Aderime cilësore te Balli Kombëtar Demokrat

  1. Per pa u pastru tere qeverija e Kosoves ,nga Kryetari,Kryeministri,Kryetari i Parlamentit te Kosoves nuk do te kete perparim ne Kosove,si ne Gjykata,Shendetsi,Shkollim,Polici po dhe ne TMK;qe keto istitucione jane te zhytura ne korrupsion per mitmarrje ,dhe pasurim mbrenda nates te cilet jane te njoftur me emra,un mendoj qe se pari te burgosen ne gjykaten speciale te gjithe ata qe i kan duart e zhytura si,ne vrasje gjat luftes po dhe mbas luftes qe i kan hequr figurat me te njohura,kur dihet mirefilli se kush jane ata kriminel as qe do te perparoje Kosova me vite te tera ,nga kurrupsioni vrasjet plaqkitjet mitmarrjet ne qdo vende kyqe ,te lagohen kriminelet te jet gjykata speciale e paster nga njerzit dhe te dalin para drejtesise te gjithe,Kosova do te shkoje edhe me shume ne humnere dhe ne varferi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *