POLITIKA KOMBËTARE

Mbështetje e aktivitetit në Republikën e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat për Shqipërinë etnike dhe Sekretariatit Koordinator të Ballit në Mërgim, z. Arbër Gashi, u takua sot në Zvicër me delegacionin e Kryesisë së Ballit Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës, të cilit i printe kryetari i këtij subjekti, z. Gazmend Islami. Në takim, z. Islami elaboroi gjerësisht dhe nënvizoi të arriturat pozitive në procesin fillestar të shtrirjes organizative të subjektit në Republikën e Kosovës, angazhimin e gjithanshëm të anëtarësisë së gjerë dhe të drejtuesve të degëve e nëndegëve, duke theksuar nevojën imediate të bashkrendimit dhe organizimit të mbështetjes së mërgimtarëve shqiptarë për Ballin Kombëtar Demokrat.

Nga ana e tij, z. Arbër Gashi, në emër të delegacionit që e shoqëronte në takim dhe në emër të kryetarit, Dr. Nihat Bakalli, e vlerësuan lart mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor dhe aktivitetin fillestar të kryesisë së zgjedhur të Ballit Kombëtar Demokrat, duke përshëndetur edhe angazhimin personal të kryetarit, z. Gazmend Islami, antarësisë së gjerë dhe të gjithë drejtuesve tjerë të degëve e të nëndegëve të sapoformuara në Republikën e Kosovës. Delegacionet u pajtuan që në muajt e ardhshëm të riintensifikojnë bashkpunimin e ndërsjellë në dobi të procesve pozitive të cilat i synojmë bashkërisht për Kosovën, Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët.

Në këtë takim morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre përmes shkëmbimit të përvojës edhe z. Sefedin Krasniqi, z. Agim Curri, z. Saim Tahiraj dhe z. Astrit Lokaj.

NJOFTON

ZYRA PËR SHTYP E
BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *