POLITIKA KOMBËTARE

Zgjidhni më djathtas, Aleancën për Shqiptarët

Motra e vëllezër shqiptarë!

Edhe pak orë na ndajnë nga zgjedhjet në IRJM. Prandaj, unë me kolegët e mij shfrytëzojmë rastin e veçantë të falënderojmë të gjithë aktivistët e Ballit Kombëtar Demokrat për punën e tyre të palodhshme dhe për angazhimin e pakompromis në realizimin e detyrave të ngarkuara nga Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat.

Në piedestalin e sukseseve tona shkëlqen angazhimi juaj në demonstratat masovike të shqiptarëve. Ne krenohemi me Ju. Ju jeni drita e Shqipërisë etnike dhe demokratike. Ne ju përgëzojmë për luftën e pakompromis ndaj atyre që me flamuj arab tentuan të instrumentalizojnë kërkesat e drejta të shqiptarëve.

Aty, po aty ku bëhej lufta mes regresit dhe progresit, Ju, djemtë dhe vajzat e Flamurit të Skenderbeut, me brohoritjet Tuaja zulmëmëdha për Shqipërinë etnike dhe demokratike trandët themelet e pushtetit kriminal të Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti.

Prandaj, një ditë para zgjedhjeve, si fitore Tuajën, ju e keni një situatë të re dhe krejtësisht të ndryshme nga koha kur ne filluam rrugëtimin tonë të përbashkët.  Ju, djemtë dhe vajzat e Flamurit të Skenderbeut, me punën tuaj i keni dhënë mundësi kombit shqiptar të vendosë me votën e vet për një të ardhme më të mirë.

Pa asnjë dyshim, kjo ardhmëri nuk është e pabrenga, sepse rrugëtimi ynë i përbashkët vetëm sa ka filluar. Kemi edhe shumë për të bërë. Jashtëzakonisht shumë. Por, unë si sekretar i përgjithshëm dhe Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat jemi të bindur se ndryshimin pozitiv do t’a realizojmë së bashku, duke mos pranuar asnjë kompromis në dëm të interesave tona nacionale.

Ju ftoj, që nesër të votoni masovikisht Aleancën për Shqiptarët.

I Juaji

Arber Gashi

One thought on “Zgjidhni më djathtas, Aleancën për Shqiptarët”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *