POLITIKA KOMBËTARE

Pse nuk lexohet Garashanini , Çubriloviqi , Andriqi nëper xhamia ?

Shkruan: Fahri Xharra

Ilia Grashanini ishte funksionar i Strukturave të Brendshme të Serbisë. Personazh i shekullit të XIX (1812-1874), ai u bë figurë kryesore e regjimit konstitucional si edhe ideatori i ithtarëve të zgjerimit të shtetit të Serbisë. Ai mbahet si themeluesi i bazave të politikës serbo-madhe të bashkimit.

Garashanini, platformën e tij të sintetizuar e paraqiti në dokumentin sekret të cilin e quajti “Naçertanie” (1844) që përkthehet Projekt, d.m.th. Plan. Sipas “Naçertanies” së Garashaninit, pjesë e shtetit të madh serb do të ishte edhe Shqipëria Veriore. Për programin e tij, Garashanini parashikoi organizimin e një shërbimi sekret dhe një sistemi të zhvilluar propagandistik. Platforma e Naçertanies, me synimet e saj pushtuese në Ballkan, nënkuptonte edhe shtrirjen në territoret shqiptare. Që atëherë, populli serb, për sllavët, është popull hyjnor dhe popull historik.

Sipas tij: Shqiptarët konsiderohen si mbetje turke në Ballkan. Vaso Çubriloviç: “Dëbimii shqiptarëve” (1937) Ai që e vazhdoi politikën e “Naçertanies” ishte Vasa Çubriloviçi (1897-1990). Në memorandumin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i shqiptarëve), që ai e hartoi për qeverinë e Stojadinoviçit (Milan Stojadinoviç (Çaçak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961); jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939), ai propozoi metodat, por edhe mënyrat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Vaso ose Vasa ka qenë akademik në fushën e Historisë dhe në të ritë e veta ishte një nga organizatorët e atentatit në Sarajevë ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit. Memorandumi i vet flet në mënyrë të detajuar për serbizimin e Kosovës dhe flet pa mëshirë për qeverinë e vet, që s’mundi ta kolonizojë këtë hapësire pas Luftës së Parë Botërore. Memorandumi iu dorëzua më 7 mars 1937 qeverisë së Milan Stojadinoviçit dhe ka deri dëbim fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Është pastrimi i parë etnik i detajuar i serbëve. Për këtë citon, nacionalistin tjetër Jovan Cvijiç, që thoshte se: Shqiptarët janë raca më ekspansive në Ballkan, ish-rektorin e Universitetit të Beogradit dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave.

Elaborati i Ivo Andriçit i datës 30.01.1939 ishte bërë si “përkujtues” zyrtar për çështjen shqiptare për përdorim të brendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë: “Kur të ndahet Shqipëria do të zhduket vend përkrahja për pakicën shqiptare në Kosovë, dhe e cila në situatë të re do të asimilohej më lehtë. Neve do të na takonin edhe 200 000 – 300 000 shqiptarë të tjerë por ata janë të shumicës katolike dhe marrëdhëniet e tyre me Shqiptarët mysliman nuk janë te mira (?) Pastaj shpërngulja e shqiptarëve mysliman për në Turqi do të bëhej nën rrethanat e reja, dhe nuk do të kishte shumë pengesa për pengimin e kësaj shpërnguljeje”.

Dy motive që vazhdimisht rëndojnë mbi ne sipas planeve serbe, marrëdhëniet ndërfetare dhe shpërngulja e shqiptarëve mysliman. Plane, plane, plane e ne nuk vetëdijesohemi!

“Diku pas 40 vjetësh nga shkrimi i memorandumit të Andriçit, ai u bë publik në “Časopisu za suvremenu povijest” të Zagrebit. (1977) Heshtjen për elaboratin e Ivo Andriçit (se serbët ende sot nuk flasin me dëshirë fxh), pas vdekjes së Titos e theu Ibrahim Rugova, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që ishte duke e akuzuar Andriçin për nacionalizëm, pra veprat e tij më nuk mund të mësohen e ligjërohen në shkollat e Kosovës. Sipas tyre (shqiptarët fxh) një nobelist i shpërblyer për vlerat e tija humane bëhet nacionalist serb” Sikur të lexoheshin në xhami , memorandumet e këtyre treve për shfarosjen e popullit shqiptar, ne me siguri do të kishim një vetdije më të lartë qytetare ndaj vetvetës.

E kam vetëm si thirrje imamëve të shëndoshë kombëtarisht që ta bejnë hapin e parë historik që publikisht të flasin hiq më shumë e as më më pak për rrezikun që në vazhdim i kërcohet shqiptarëve. Krahas predikimeve fetare , të ipet një pike loti për kombin në zhbërje .

3 thoughts on “Pse nuk lexohet Garashanini , Çubriloviqi , Andriqi nëper xhamia ?”

  1. E more Fahri Muslimani, c.c.c.c.c.c.c.c.c po cili imam musliman nuk e urren kombin SHQIPTAR…..ME SHUM SE GARASHANINAT…….ti akoma nuk e ke kuptuar se asnje musliman nuk eshte SHQIPTAR, dhe se asnje SHQIPTAR nuk eshte musliman.

    1. E ke seriozisht?!

      Nocioni ‘shqiptar’ per her te pare fillon se perdoruri ne gjysmen e dyte te shekullit te XVII, pra brenda perandorise osmane qe nenkupton se shqiptaret jan musliman e jomuslimanet nuk jan shqiptar. Kete nuk e thote nje shqiptar musliman por faktet historike prej Ilirve e deri te konsolidimi i kombit. Ndersa austro-hungarezet e thane më eksplicit:

      KUSH ISHIN SHQIPTAR PER TE HUAJT?!

      “Shqiptar eshte kush deklarohet si musliman, flet shqip dhe mbane nje arme”. – Konzuli austro-hungarez ne fund te shek. 19, cituar nga Oliver Shmitt.

    2. Me mir te kish Vu emrin çetnik Sesa (ballist)…Mos e flliq emrin ballist…e kot esht Qe fshihesh pas emrit ballist kur shifet ne shkrime saktesisht kush Je ne te vertet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *