POLITIKA KOMBËTARE

Hip këtu e shih Stambollin…

Realiteti s’fshihet më dhe po bëhet e qartë se kancelaritë perëndimore i kanë thënë Edi Ramës “hip këtu e shih Stambollin”. Në projektkonkluzionet e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së, negociatat s’parashikohet të hapen sivjet, bile janë në pikëpyetje edhe për dy vitet në vazhdim. Ambasadorët s’flasin për 5 kriteret e Kopenhagenit, por për 8 parakushte, ku kanabisi dhe dekriminalizimi mbeten male të pakapërcyeshme. Vetë kryeministri e pranoi dje se i kishte humbur shpresat për dhjetorin, por fakti është se shqiptarët po i humbin shpresat se edhe në të ardhmen, mund të rrëzohet muri i ri i izolimit që po i ngrihet vendit tonë.

Me Edi Ramën s’ka integrim. Vendit i duhet të pres të paktën deri nga fundi i vitit 2017 për të parë nëse do të ketë dritë jeshile apo jo. Shtetet anëtare konsiderojnë se Shqipëria duhet të përmbushë 8 kritere para hapjes së negociatave të anëtarësimit. Kjo reflektohet në draft-konkluzionet e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së, ku përveç përmbushjes së 5 kritereve kyçe nga KE-ja, shtetet anëtare kanë shtuar edhe kriterin për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëdhënie të mirë me fqinjët. Sot bie përfundimisht iluzioni i kryeministrit dështak se është pikërisht rilindja që do të sjellë integrimin evropian të vendit. Pra ky kriminel që veprën më heroike në historinë e tij si kryeministër ka kanabizimin e Shqipërisë dhe inkriminimin e shoqërisë shqiptare, nuk mund kurrsesi ta pranojë krimin që ka bërë edhe pse po gjykohet nga burimet më të pastra të shtetit të së drejtës. Rama sot po përpëlitet të shpik mashtrimin e radhës dhe ta përçoj për qytetarët përmes kalecëve pranë vetës, por shqiptarët janë të tej ngopur me fjalë në ajër që qëllimin e vetëm kanë përmbushjen e interesave personale të kryeministrit në ikje. Edvini, në përpjekje të dëshpëruar për të përçuar të zezën si të bardhë, qytetarët ia njohën fytyrën prej dështaku që ka humbur arsyen dhe po orientohet nga busulla e krimit dhe drogës. Në këto 3 vite e pak, Rama ia doli që t’i shtroj rrugën banditëve dhe trafikantëve, ndërsa në krye të qeverisjes së vendit u përzgjodhën persona me rekorde kriminale. Ky grup horrash që për parti kanë dollarët që u grabisin ditë për ditë, meritojnë veçse të rrëzohen prej pushtetit të shfrenuar në luks.

Kronika: BE draft rezolutë me 8 kritere për Shqipërinë, para hapjes së negociatave për anëtarësim/Shtetet anëtare konsiderojnë se Shqipëria duhet të përmbushë 8 kritere para hapjes së negociatave të anëtarësimit. Kjo reflektohet në draft-konkluzionet e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së, ku përveç përmbushjes së 5 kritereve kyçe nga KE-ja, shtetet anëtare kanë shtuar edhe kriterin për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëdhënie të mirë me fqinjët. Shtetet anëtare sfidojnë qeverinë shqiptare dhe Komisionin Evropian. Shqipëria ka më shumë se 5 kritere për të përmbushur për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE. Ky është qëndrimi i 28 shteteve anëtare i reflektuar në tekstin e draft-konkluzioneve të ambasadorëve të përhershëm të BE-së, që do të diskutohet nga ministrat e jashtëm të BE-së në 13 dhjetor. Në versionin provizor të draft- konkluzioneve thuhet, se para hapjes së negociatave të anëtarësimit, duhet siguruar zbatimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm i pesë prioriteteve kyçe.

1. Së pari, Këshilli i ministrave të BE-së i kërkon Shqipërisë zbatimin e reformës së drejtësisë për rritjen e profesionalizmit, pavarësisë dhe eficencës së këtij sistemi, përfshirë gjykatat dhe ligjin e vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Vlerësohet drejtimi pozitiv për krijimin e një gjurme provash në hetimet, ndjekjet dhe dënimet përfundimtare, po kërkohen rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.

2. Këshilli i kërkon Shqipërisë të intensifikojë përpjekjet dhe arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, të sigurohen arritje në shkatërrimin e rrjeteve të krimit të organizuar dhe të trajtohen problemet e prodhimit dhe trafikut të drogës.

3. Për Këshillin, numri i ulët i dënimeve për raste e krimit të organizuar, përfshirë rastet e pastrimit të parave dhe trafikut të qenieve njerëzore mbetet një çështje për t’u trajtuar përmes masave si bashkëpunimi i zyrës së prokurorisë dhe policisë së shtetit. Këshilli sheh progres në luftën kundër radikalizimit dhe ekstremizmit.

4. Këshilli nënvizon rëndësinë e forcimit të masave për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të politikave anti diskriminuese, duke përfshirë trajtim të njëjtë për të gjitha minoritetet dhe aksesin e personave që i përkasin këtyre minoriteteve në gjithë Shqipërinë, si dhe zbatimin e plotë të ligjit të pronave. Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të trajtojë boshllëqet në aspektin ligjor.

5. Këshilli mirëpret miratimin e ligjit për pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur, të emëruar apo që ushtrojnë poste publike dhe ndryshimet kushtetuese lidhur me këtë. Zbatimi i kësaj kornize që mundëson përjashtimin e personave të inkriminuar nga postet publike është kyçe për rritjen e besimit të qytetarëve te përfaqësuesit politikë apo institucionet publike.

6. Këshilli konsideron se Shqipëria duhet të përforcojë përpjekjet për të luftuar ekonominë informale për forcimin e klimës e biznesit dhe investimeve dhe të ndjekë në mënyrë rigoroze konsolidimin fiskal.

7. Këshilli konsideron, se dialogu midis qeverisë dhe opozitës për reformat e integrimit mbetet kyç për avancimin e vendit në integrimin europian. Një rëndësi të veçantë ka gjithashtu finalizimi i reformës elektorale duke përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR mjaftueshëm para zgjedhjeve parlamentare, në mënyrë që të sigurohen zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.

8. Këshilli mirëpret qasjen konstruktive në politikën rajonale të Shqipërisë dhe thekson rëndësinë e sigurimit të fqinjësisë së mirë, që mbetet thelbësore. Aksione dhe deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet bilaterale duhen të evitohen.

G55

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *