HISTORIA

17.8.1944, DOKUMENT: MBLEDHJA E PËRGJITHSHME E INTELEKTUALËVE TË SHQIPNISË

Në mbledhjen e përgjithshme t’Intelektualëve të Shqipnisë, që u ba sot n’orën 17, në kinema theatër “Kosova”, mbas shumë bisedimesh, u vendos ky rend mbledhjesh të posaçme nga ana e përfaqsuesave të çdo Prefekture, për të zgjedhun nga dy persona që do të formojnë Komitetin Drejtues për realizimin e programit, i cili u apvroue me unanimitet prej mbledhjes.

Mbasi të ishin bërë mbledhjet me intelektualët nga çdo prefekturë…. Mbledhja e Përgjithshme do të bahet po në Kinema Theatër “Kosova”, ditën e enjte 17 gusht, 1944 n’orën 17.

Grupet e sipërme mbaruen punën e tyne, më drekë tue formulue verbalet e zgjedhjevet të anëtarëve të Komitetit. Qysh në orën 16:30 salla e madhe e Theatrit “Kosova” filloi të vërshohet nga turmat e intelektualëve të Kryeqytetit, bashkë me intelektualët merrte pjesë edhe nji sasi e madhe e ajkës së djelmënisë së Kryeqytetit, intelektualë e jo intelektualë. Fejzi Alizoti, kryetar i Komitetit nisjator, e quan punën e këtij komiteti të mbaruar.

Kryetar i mbledhjes u zgjodh Anton Kozmaçi, sekretar Seit Kazazi
Çdo prefekturë kishte mbajtur procesverbalet përkatëse të zgjedhjeve.

Sipas rendit alfabetik filloi këndimi i proces verbaleve dhe i pari ishte ai i Beratit. Si delegat pranë Komiteti ishin zgjedhë: z. Xhelal Staravecka dhe z. Ing. Jorgji Nano.
Dibër: z. Zijahudin kodra dhe Qenan Dibra.
Durrës: z. Ethem Cara dhe Gjon Vlashi
Elbasan: z. Niko Beça dhe Mehmet Myftiu
Gjinokastër: z. Jani Dilo dhe Eqerem Çabej
Korçë: Gaqo Gogo dhe Qazim Prodani

Të pesë Prefekturat e Kosovës që kishin votue bashkarisht kanë këta përfaqësuesa intelektualë: Ing. Xhaferr Deva, Dr. Xhelal Mitrovica, z. Sulejman Riza, z. Rexh Meta, Dr. Rexhep Krasniqi, z. Ibrahim Jakova, Prof. Ahmet Gashi, Av. Sadri Faslliu, z. Cin Rakacolli, z. Mark Krasniqi.
Shkodra: Izet Bebeziqi, Dr. Gjon Kovaçi
Tirana: Halil Mëniku dhe Mehmet Ali Beshiri
Tetova: z. Shuaip Kamberi dhe Mentor Çoku
Dibra e Vogël (Peshkopi): z. Dr. Agr. Jusuf Allamani dhe Abaz Qazim Shehi
Vlona: abstenon

Kryetar u zgjodh Jani Dilo, “tash e tutje nuk do të mendojnë ma individualisht por do të jemi të gjithë nji Shtet, me nji Qeveri, me nji Komandë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *