OPINIONE

Dibres sonë i raft pika!

Shkruan: Fahri Xharra

Miq të nderuar , ju shqiptar të mbetur shqiptar të Maqedonisë, vetëm me pak vëmendje mund të shihni rolin e Turqisë e Serbisë dhe tani të Maqedonisë dhe Turqisë në zhberjen tonë. Mos e harroni gjakun ! Si mund të jeni aq indiferent ndaj çështjes së juaj ? ”Në Dibër, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.” ”Gjakësijat dhe ligësijat të panumërta që punoj ushtrj’ e Serbisë në rrethet’ të Dibrës, të Dibrës së poshtme dhe të Lumës në Shqipërinë e veriut, pasi u shua lëvizja e malësorëve në vjeshtën e parë 1913 dhe pasi lëçiti (publikoj) amnestijen guverna e Serbisë. Nga këto që u panë dhe u shenuan, thotë z.Koleja – mendja e njeriut mund të kuptojë mërirat dhe tmerret që as u panë dhe as u dëgjuan, as s´i mban goja për me i tregue“. Ndërkaq në raportin zyrtar të paraqitur Fuqive të Mëdha, thuhet :“ Ne jemi të parët që po paraqesim listën e plotë të vrasjeve të bëra nga armata serbe në Krahinën e Dibrës, Dibrës së Ulët dhe Lumës, që shtrihen në Shqipërinë veriore, pas amnistisë së tetorit të kaluar të akorduar nga qeveria e Beogradit, masakra të bëra pas revoltës së malësorëve shqiptarë. Ky është një dokument i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe tashmë është dërguar te qeveria e njërës nga Fuqitë e Mëdha nga përfaqësuesi i saj i plotfuqishëm, që e ka përpiluar përsonalisht me shënime dhe emra të vendeve të vrasjeve dhe terrorit. Ja versioni i plotë i raportit zyrtar.“

Masakra në rrethin e Dibrës Në Klos, bandat serbe kanë therur Ahmet Aliun dhe vëllain e tij, sikurse edhe Nezir Sulejmanin dhe Mehmet Salihun. I tërë fshati është grabitur. Në Valikardhë, në pikë të ditës dhe në prani të krejt banorëve, Ymer Halili, Osman Qira, Qerim Zejneli, Ismail Alushi dhe Sul Hoxha (hoxhë mysliman) janë prerë me bajonetë dhe janë katandisur në kufoma të panjohshme. Shtëpitë u janë djegur pasi më parë u ishin plaçkitur. Në Peladhi, janë bërë kontrollime shtëpi më shtëpi, me pretekst të kërkimit të armëve. Shumë shtëpi janë plaçkitur. Shtëpia e Hasan Patajt është djegur dhe pronari është prerë në fyt në prani të nënës së vjetër, gruas dhe fëmijëve. Në Krajkë, shtëpia e Muharrem Dervishit është djegur pasi ishte grabitur. Në Zerqen, krejt shtëpitë janë grabitur dhe djegur. Në Sopot, i tërë fshati është rrënuar dhe plaçkitur. Shumë shtëpi janë djegur. Të gjitha kafshët janë vjedhur dhe këta persona janë therë në bajonetë: Ali Kamberi, shërbëtori i tij, Hamza Disha, si dhe Salih Selimi Në Dibër (qytet), disa orë para sulmit të malesorëve, prefekti lokal dhe komandanti ushtarak arrestuan tetëmbëdhjetë udhëheqës të qytetit, që janë ekzekutuar pa u gjykuar: Ramiz Karanfili, Sheh Husejni, Numan Hasani dhe Safet Bej. Të tjerët mbijetuan falë hyrjes në atë kohë të malesorëve në qytet dhe ushtria serbe u detyrua të ikë me ngut. Kur u kthyen në qytet, serbët e plaçkitën krejt qytetin dhe morën me vete mbi një milion lira turke të vjedhura. Shumë shtëpi u dogjën, posaçërisht ato e Ali Beut, Rakip Qatibit dhe Kurtish Agait. Me vrazhdësi të paparë, serbët po ashtu i masakruan shumë njerëz të tjerë, mes të cilëve kishte edhe të tillë që bënin punët e tyre dhe s’merrin pjesë në kryengritje. Mes të masakruarve ishin: Kurtish Aga, Behgjet Efendi, Haxhi Syreja Efendi, Reshid Efendi Kusari dhe Sadullah Shtrazimiri. Në këtë çast, qyteti i Dibrës është thjesht i shkretë, sepse banorët kanë ikur në malë. Në qytet kanë mbetur vetëm dyqind apo treqind veta të të dyja gjinive .Në Gjoricë, një ditë pas vizitës së një oficeri të dërguar nga qeveria austriake, që ishte duke kaluar dhe verifikuar tërheqjen e ushtrisë serbe nga rajoni, serbët u rishfaqën në fshat dhe vranë një grua dhe një fëmijë pesëvjeçar. Ata, po ashtu, e plagosën një grua tjeter.Në Homesh, vetëm tri nga 150 shtëpitë e katundit qëndrojnë në këmbë. Të gjitha janë djegur pasi që ishin plaçkitur.

Pasi janë dorëzuar, serbët i kanë vrarë: Musa Ismajlin, Shemsedin Bajramin dhe Halit Sulejmanin, që ishin kthyer në fshat pas amnistisë. Herën e parë i morën 1000 krerë dele, 150 krerë gjedhe dhe 40 kuaj. Herën e dytë, ata morën 50 krerë dele, nëntë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj.Në Shupenzë, pas vjedhjes së shtëpive dhe marrjes së gjërave të vlefshme, serbët masakruan: Ali Myslimin dhe vëllain e tij Abdiun, Hasan Abazin dhe Dalip Elmazin. Në Okashtinë, vetëm një shtëpi qëndron në këmbë nga 74 sa ishin. Të gjitha janë plaçkitur dhe djegur. Dy burra të quajtur Ferhat dhe Nazif janë prerë me bajonetë. Krejt kafshët janë marrë Në Topojan, fshat me 68 shtëpi, kishte plaçkitje dhe djegie të përgjithshme. Një burrë me emrin Abdullah Xhaferri u pre në qafë pasi nuk ishte në gjendje të paguante pesë lira turke (115 lira italiane) të kërkuara haraç nga oficeri komandues i detashmentit. Ushtarët serbë i morën me vete të gjitha kafshët. Në Kovashicë, Malik Bajrami, Aziz Haxhi, Ahmet Ramadani, Leka, Destan Jashari, Sejfedin Elezi dhe Sulejman Ramadani janë masakruar. 150 krerë delesh, 41 gjedhe dhe 13 kuaj janë vjedhur. Burri me emrin Rashid Rexhepi është kursyer nga vrasja vetem së i ka paguar haraç prej 150 lirave turke (rreth 3450 franga) komandantit të detashmentit serb. Në Gjuricë (katundi afër Topojanit) janë masakruar 14 burra. Dy gra po ashtu janë vrarë: Naile Seferi dhe Zemane Ibrahimi, si dhe djemtë e vegjël: 8-vjeçari me emrin Ismail Mehmedi, 10-vjeçari me emrin Bajram Elezi, 7-vjeçari me emrin Rrahman, dy dymbëdhjetëvjeçarë, njëri i quajtur Hasan Ali dhe tjetri Elias dhe e bija e Husein Cokës. Me kërkesën e lexuesve mund e posto listen e tërë të krimeve serbe në tokat shqiptare të Maqedonisë.

2 thoughts on “Dibres sonë i raft pika!”

  1. Krime kudo ka bere Serbi e bullgari e greku,por me vjen keq pse komunistet shqiptare pas mbarimit te luftes se dyte boterore u bene politikisht vellezer me sllavet,kurse me jokomunistet shqiptare komunistet i lufuan si armiq te vertete te cilet nuk ishin edhe me nazifashizmin.
    Ne nuk morem mesim prej fqinjeve.
    Kidhte masakra e gjenocid e vllazrim badhkim e cka jo….?

    1. Kjo nuk don koment i nderuari Sherif se janë shitur për nji cigare duhan shqipfolsit te Serbia e te i mjeri Sulltan se Xhaxhi Enver Hoxha ka qenen Komandant i JugosllavoSetbies ne krye te luftes Partizane ne Shqipri te Organizuar nga Serbomdhenjet ne shqipri Sfetozar Vukmanoviq Tempo e Dhushan Mugosha me Milladin Popoviqin udhëheqen Enverin ne krye te luftes se Partizanëve shqiptar ku pasi bëni Enveri pajtim me Ushtrien e Ballit Kombtar dhe nënshkruajn memorandumin,tani jo qe u bë ma mir për ushtaret e Kombit por edhe ma keq se Enver Komunisti e më vonë Stalinisti Rusë i preu ne besë dhe i vrajke pas shpine tradhtisht,Ushtaret e kombi shqiptar ne krye me Komandantin Xhafer Deva ne kryet te Ballistëve shqiptar qe kerkonin bashkim me shqiprien teritorin e te gjitha trojeve shqiptare ne Ballkan,por Enveristet JugosllavoRusë ishin shitur tek Serbi RusoSerb dhe tani nuk ka vrar asnji serb lufta e xhaxhit Enver ne Shqipri a Kosovë se me shkie u Vllazrue pas syve te Patriotve shqiptar Dibran e Drenicak te Ushtries Balliste te cilet Enver Rusi Komunist i tradhtoi dhe vrau e madakroi paturpsisht Ushtrien e Kombit qe kerkonin bashkimin e trojeve shqiptare ku deri ne Masakren e Tivarit kishte tubuar Ushtaret e Ballit Kombtar shqiptar te Kosoves me shumicë dhe i Hudhi ne varrin e Përbashket ne Masakren e Tivarit ku masakroi 3000 Patriot te Kosoves qe ne Proqesin e Prizrenit kerkuan bashkim me shqiprin legalisht votuan kur u pyetem kush jeni me Jugosllavi qoni gishtat as nji ushtar nuk ngriti doren lart e tani qoni gishtat kush me Shqipri qe te gjith te pranishmit shqiptar te rraskapitur nga lufta e flliqt tradhtare qe shqipria e Enverit kishte bashkuar forcat shqiptare ushtarake me Jugosllavien e Titos ku edhe sot Enveristet Socialist paturpsisht e mbajn si ditë te shlirimit nga Gashimi Gjerman e italjan bashk me diten kur a liruar Jugosllavia e ka xhaxhi Enver datë te lirimit te shtetit shqiptar bashk me shkiet e Beogradit te njejten ditë ku 29 Nëndorin e ka Jugosllavia dit te lirimit nga lufta e dytë botrore e te njejten edhe Enver Stalini e ka pasur edhe te verbuarit e pasardhësit e Tradhtarit Esat Pashai-Enver Hoxha ddhe sot e kan ndar shqiprin ne 2 ku Demokratet e Ballit Kombtar te Salih Berishes e Azem Hajdarit e kan datë te Turqies shqiptare daten 28 Nëndorin e Gjergj Kastriotit dhe te Ismail Qemal Vlores dhe datlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit qe shkriu 69 antaret e familjes se tij për kombin dhe Lirien e Kosoves shqiptare apojo,e Socialistet e Shqipries ne krye me Edi Ramen e ilir Met Pashain i cili arriti me pasurien e tij ne 4 miliard Dollar e populli nuk e kan buken e gojes te sigurt dhe prap nuk po heqin dor nga Ruset e Rusia mjeranet Socialist po mendojn se e kan gjall Enver Hoxhen dhe Aleancen e tij SerboRuse e nuk po e kuptojn qe i gjith Kombi Shqiptar jemi vetdijesuar e jemi qe te gjithUshtar te Ballit te Kombit për bashkim te gjith shqiptarve ne nji shqipri Natyrale pa dallim ideje,pa fallim Feje apo edhe Partie ne shqiptaret e Dojmi Shqiprien nji ne te ardhmen e nuk ka me ndasi djallzore qe te tradhtohet e te vriten shqiptaret e Ushtaret e kombit pas shpine nga ndonji i verbuar i Rublave Ruse apo i Liretave Turke te Sulltanve ,Por qe te Gjith Ushtar te Gjergj Kastriotit e te Ismail Qemal Vlores sidhe te Adem Jasharit e Komandant Mjekrres se Presheves apojo.Rroft Shqipria e Bashkuar me nji milion Ushtar te kombit Amin-Ameen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *