POLITIKA KOMBËTARE

8 dhjetori 1990 – Demokraci e prerë në besë

Shkruar nga Ilir VATA

8 dhjetori 1990, lideri Hajdari bashkë me ëndërra e madhe “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” është tretur, demokracia e prerë në besë, shqiptarët të mashtruar nga ata që dje përsekutuan shqiptarët.

Ne që në atë kohë ishim 20 vjeç, sot jemi thyer në mes edhe nga mosha edhe nga përbaljtja e endrrës tonë, madje të mplakur duke pritur demokracinë, dëgjuar mashtrimet e politikës nihiliste që në emër të demokracisë dhe pushtetit fshehën mëkatet e tyre në diktaturë dhe u pasuruan duke na rrjepur çdo të mirë e ndërsa vazhdojnë të klithurën e shtirur për demokraci.

Sot 26 vite pas kemi po ata të diktaturës që janë dhjamur nga parat e korrupsionit, ta paligjshmërisë dhe vazhdojnë në llumbëtirën e tyre të predikojnë demokracisë alla-komuniste të pa hasur e dëgjuar më parë, sa post-diktaturën na e përkthyen me një shtet hibrit për dy dekada e gjysëm dhe vazhdojnë të qëndrojnë si atherë, duke pëvetësuar dhe aktin më të ndritur të kohrave atë të rinisë shqiptare, lëvizjen e 8 dhjetorit.

Ata të djeshmit u bënë predikuesi e demokracisë, zotëruesit e pushtetit të quajtur shteti i së drejtës ku në fakt na e vendosën me çmim drejtësinë, na shitën të mira dhe na blenë edhe votën sepse vazhduan të na varfërojnë, por tanimë janë ngjitur lartë dhe nuk pyesin se ta vjedhin dhe amanetin votën, bashkë me shpitin e endrrës së madhe.

Luten e përloten të shtirue te lideri i dhjetorit Azem Hajdari, por asnjëherë nuk treguan tama se kush e vrau, ashtu nuk kanë ndërment ta bëjnë se ligjin e bëjnë ata të djeshmit, mëkatarët e djeshëm pra demokratët e sotëm.

Çfarë mënxyrë politike, pabesi ndaj një kombi, përbaljtje dhe poshtrim për të gjithë ata që vuajtën në diktaturë, pasi i përqeshën, shtynë, e lanë të varfër, sërish klithen për të përndjekurit, madje të vjedhin dhe vuajtjen se gjejnë nga një lidhje me vuajtjet e diktaturës dhe bëhen vetë të përndjekur madje dhe dhjetoristë.

Neveri kur sheh që edhe xhelati bëhet demokrat, i denuari ordiner martir, persekutori hoxhë dhe prift, gardiani i burgut në diktaturë deputet, por të vjenë të vjellësh kur sheh se këta klidhen sërish si atherë, athua se shqiptarët nuk e mësuan se kush ishin dhe çfarë shiten?

8 dhjetori 1990, ashtu siç u mashtruan nga ish- diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia, ashtu u prenë në besë bashkë me endërrën e tyre të madhe “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, nga pasuesi i tyre, madje u përndoqën dhjetoristë nga politike dhe i larguan nga Shqipëria, edhe ata që mbetën u harruan.

Çfarë u mbeti dhjetoristëve, asgjë por të paktën ne t’u themi faleminderit, kështu me tha djali sot, që ka lindur shumë vite pas se ata të dilnin e të kërkonin demokraci, 26 vite më parë më 8 dhjetor 1990. / E Djathta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *