OPINIONE

Tash fëmijët lindin me fakultet

Shkruan: Kimete Berisha

Çikat (përditë) rrehen mes veti në shkollë sherri instagramit.

Pse ti m’u po më bën komente negative…kam me ta nxjerr shpirtin!

Djemtë ia lmojnë njëri tjetrit qafën në orë të mësimit. Nganjëherë ia lmojnë edhe atë senin.

Dikush prej djemve ashiqare (nërsy nxënësve dhe arsimtarëve) e mban dorën në atë senin e vet.

Shumica e djemve shtrihen dhe rrinë të shtrirë në karrige gjatë orës së mësimit. Nuk ka kush që i bind të ulen normal.

Çika i hyn shpulla çikës tjetër, para krejtve në sallë të arsimtarëve me arsyen ‘pse ti m’ke thënë se i ke cicat e vogla’, as s’i vjen marre prej arsimtarëve, s’ja u nin.

Dalin me shku në WC pa marrë leje. Kthehen në klasë kur të duan.

Bëjnë intriga. Fantazojnë. Nëse ia marrin inat ndonjë arsimtari, organizohen me rrena ndaj tij.
Mungon ndjeshmëria, respekti ndaj të moshuarve.

Nxënësit e këshillojnë arsimtaren me çfarë ngjyre të karminit m’i ly buzët. Japin komplimente, ofendojnë për pamje, për veshjen e arsimtarëve…

Djali e ndërpret arsimtarin gjatë spjegimit, dhe i thotë e kam një pyetje urgjente (pyetje që s’ka të bëjë me temën e mësimit).
E pyet: M’u po m’intereson me ditë pse nuk lejohet droga m’u ble ashiqare, se krejt shokët e m’i e pinë.

Shumica e nxënësve të shkollave fillore pinë cigare në nevojtore.
Një cigare kushton 10 centë, dhe i blejnë ato, pa problem, në shumë shitore.

Nëpër shkollat tona (përfshi çerdhet) ende ka morra.

Kush nuk lexon lektyra e romane. Letërsia po vdes.

Tregimet letrare dhe vjershat në librat e leximit janë të neveritshme.

Shumica e nxënësve nuk janë kureshtar për kurrgjë.
Asnjë sistem arsimor në botë nuk e zgjon kureshtjen.

Prej se e mbaj veten mend, tirazhi i librave në Kosovë ka qenë 500 copa (edhe ato shpërndahen falas), ndërsa janë dhjetëra mijëra studentë.
Që do të thot, askush nuk lexon.

Liria, pa diciplinë, i ka shndërruar shumë nxënës në ‘monstruma’!

Krejt rrugët e bllokume prej veturave, nuk ka nxënës që shkon me këmbët e veta në shkollë.
Po krijohen gjenerata që s’guxon as s’din me dalë vetëm me ble bukë, se tutet prej hijes së vetë.

Nxënësit trajtohen nga arsimtarët dhe prindërit si me të meta psikike, nuk mësohen me diciplinë.

Mos i bërtit nxënësit,
Mos e qorto,
Mos e kritiko, se e komplekson,
Foli me butësi, dhe thuaja kritikën tërthorazi, me mençuri, në mënyrë që mos m’i lëndu ndjenjat e tij.

E çka m’i thënë arsimtarja nxënësit që me emër e me zë të lartë, midis orës së mësimit i thotë: oj inxhe, hajde pina çaj.

Liria, pa disciplinë ka krijuar monstruma.

Askush nuk funksionon kur nuk frikësohet nga ndëshkim!

P.S. Është e vërtetë se PISA i ka përzgjedhur për test nxënësit më të dobët.
Se, ka edhe nxënës të mirë. Digitron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *