POLITIKA KOMBËTARE

S’ndalet përpjekja e Edvinit për të rehabilituar diktatorin Hoxha

Ish-kryeministri Berisha: “Pyetësori për Hoxhën, një manipulim i turpshëm i realitetit nga Edvini për ‘atin e tij shpirtëror’”

Pas publikimit të rezultateve të anketës mbi raportet e shoqërisë shqiptare me të kaluarën komuniste zhvilluar nga kompania “IDRA”, mbështetur nga prezenca e OSBE dhe Ambasada Gjermane ku janë pyetur 995 persona mbi 16 vjeç, ka reaguar Ish kryeministri Berisha. Sipas këtij pyetësori mbi 50% e shqiptarëve kanë shprehur pozitivitet për figurën e Enver Hoxhës dhe kanë thënë se komunizmi ka qenë ide e mirë, por i zbatuar keq. Por sipas Berishës ky sondazh është manipuluar pikërisht nga Rama për “atin e tij shpirtërorë”. Trillimi i paskrupullt është bërë me qëllim nga Edvini, dhe për ta bërë më të besueshëm, u shtua asistimi i ambasadorit të OSBE-së, Brochard. Ish Kryeministri kujtoi këtu deklaratën e partive të qendrës së djathtë të Evropës të cilat pas viteve 90’ e cilësuan Hoxhën si Hitlerin Shqiptar. Rezultati zgjedhor i asaj kohe tregoi qartë preferencën e shqiptarëve për demokracinë dhe Partinë demokratike duke e votuar atë me një përqindje të lartë të preferencës, përkatësisht 42 % në favor të PD-së.

Berisha e cilëson manipulimin e këtij pyetësori, si një përpjekje të dështuar dhe vetë Ramën si një të pashpresë:“Pollet e Edvinit për atin e tij shpirtëror, një manipulim i turpshëm i realitetit!Të dashur miq, dje, një e ashtuquajtur kompani studimi të opinioneve, e lidhur historikisht kokë e xhep me Edvinin, nxori se shqiptarët në masë të madhe paskan një simpati apo mendim pozitiv për Enver Hoxhën, diktatorin më mizor, më barbar të Evropës së Pasluftës së Dytë Botërore. Në ekspozenë e këtij trillimi të paskrupullt, të bërë me qëllim nga Edi Rama, për fat të keq asistonte si për ta bërë më të besueshëm dhe ambasadori i OSBE Brochard. Me këtë rast ju rikujtoj shqiptarëve se në pranverën e vitit 1991, lideret e partive të qendrës së djathtë të Evropës një deklaratë të veçantë cilësuan diktatorin Enver Hoxha si Hitlerin shqiptar të Pasluftës, dhe vetëm pak kohë me vonë një studim opinioni nxirrte partinë e Enver Hoxhës, PPSH, 24% para PD në zgjedhje, ndërkohë që rezultati i votimit tregoi një diferencë prej 42% në favor të PD. Duke dënuar këtë përpjekje primitive për të manipuluar opinionin publik nga Edvin Krisaq Rama me veglat e tij, theksoj dhe një herë se Piktori dështak edhe po të ngjallë Enverin nga varri është i pashpresë” Përfundon reagimin e tij Ish Kryeministri Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *