POLITIKA KOMBËTARE

Letra e Sahit Krasniqit – Zv. Ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës

Shoqatës Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj”-Zvicer
Kryetarit Saim Tahiraj,

Pershendetje

I nderuar z.Saim Tahiraj më lejoni t’ju përshendes thellësisht nga zemra. Jam Sahit Krasniqi nga Ferizaj dhe vitin e kaluar jemi takuar në Kosharën Legjendare në përkujtim të t’pa vdekurve apo dëshmorve që ia lan lavdinë, dhe ia sollen lirinë Kosovës.Me që nuk kishim numër telefoni apo imel, unë kërkova nga asistentja ime që për mes Fejzbukut të saj të marr imelen tuaj.

Kam nderin t’ju falenderoj për gjithë punën që keni bë ju personalisht dhe e gjithë shoqata,por edhe të gjith ata qe treguan të vërtetat për vrasjen tinzare që ju bë Heroit tonë kombtar Kolonel Ahmet Krasniqi njiherit ministër i Mbrojtjesë së Republikës së Kosovës.

Me publikimin e filmit dokumentar për vepren e kolonelit ju keni arrit të iu tregoni shqipëtarve të vertën e vrasjes së kolonelit si dhe zhvillimin e ngjarjeve gjatë luftesë në mes faktorit shqiptat. Me kët film besoj se pjesa dërmuese e shqipëtarve do t’ju falenderojnë për pos atyre që nga dita e parë por edhe sot janë kundër të vërtetave dhe kundër vetë Kosovës.Besoj se edhe para këti filmi ne e kem pas ditë se vrasja ishte bë nga korbat e zi, por tani gjithçka është vërtetuar. Gjat emitimit të filmit janë deklaruar shumë njerëz të rëndsisë së veçant gjatë asaj periudhe si dhe njerzit me kompetencë organizative dhe profesionale.Pra përfundimisht iu mbyll goja atyre që menduan se e përdhosën luftën dhe angazhimin e kolonelit me shokë.Tani veç është për të gjithë e kjartë se kush e formoj UÇK-në, kush e udhëhoqi, kush dha urëdhër brigadave shqiptare nga djemët dhe vajzat më të mirë të kombit për të hy në Kosovë.Por u bë e qartë edhe kush e pengoi deri në fund kët angazhim si dhe u qartësua se kush eventualisht e vrau Kolonelin.

E kuptoj se përpos atyre që ju falenderohen ka edhe asi që ju kritikojn dhe ndoshta edhe ju gjykojn por pjesa dërmuse e shqipëtarve u është falenderues juve dhe shoqatës suaj.Ju duhet ta dini se ka disa nga shqipëfolsit që kan marr guximin ta kritikoj dhe ta gjykojn edhe Presidentin tonë historik,arkitektin e pavarsisë Dr.Ibrahim Rugova.

Tani vetem me punë dhe me fakte të qëndrueshme mundemi t’i ndihëmojm Kosovës, kurse për ata që e keqpërdorën,e përvetsuan luftën dhe e masakruan Kosovën duke ua vra njerzit më të mirë tani ngadal po u vie fundi, e Kosova vërtet të qlirohet përgjithëmon.

I nderuar, uroj çdo të mirë në jetë juve me gjithë familje si dhe të gjithë shokëve tuaj, te jeni krenar per punën që keni ba. Qendroni vertikalisht siq keni qendruar gjithmonë se zoti ju shpërblen dhe njerzit ju adhurojnë. Te fala të gjithëve nga Sahit Krasniqi-Ferizaj.

—————————————————–

Sahit Krasniqi
Zv.Ministër/Deputy Minister
Qeveria e Republikës së Kosovës
Government of the Republic of Kosovo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *