KULTURA

Elegji për shokët e “Rilindjes”

Kush janë të majtët, e pjella e tyre, I dallon nga balta, mpiksur për fytyre.

I dallon nga gjuha, që fshehin pabesinë,

I dallon nga tritolet, që vrasin lirinë. Janë ata që Kombit, qindin ia punuan….

Janë po ata, që veç kostumet ndërruan.

Janë më banditët, që njeh historia…., Janë kanabistët, të mbuluar Shqipëria!

Janë krimeshumtët, njëlloj në 70 vjetët. Janë ata, të majtët, që bën’ Shën-Bartolomeun.

Janë ato që klithin: “do tju nxjerrim sytë”! Ata, që për nga krimet, zor të gjesh të dytë.

Janë ata që bënë, çfarë s’bëhej e s’duhej. Që shqipja dykrenare, Nga harta të shuhej…

Që Vlorë e Sarandë, ti kishte Athina. Në Tropojë e Shkodër të harbonte shkina…!

Pra nisi skenari, me zë mallkimi. Të mbytej gjithçkaja, të mbillet rrënimi.

Një rrënim prej bishash, hiena të kësaj bote. Lëshuar zinxhiri, nga burgjet athinjote.

Pa u mbars krejt Jugu, Kokëdhimësa skizofrenë. Që vjedhin e vrasin, që djegin e presin.

Flamurin e hasmit, ngritën nëpër skela. E ç’ishte demokrat, i bënë thela-thela.

Që ngritën tre gishtat, për atin Ruso-Sllav. Të përligjin krimet, të mbytën vatan.

Si u vranë djemtë e SHIK-ut… Nga qyteti i Flamurit, siç vepronin në mesjetë, falangat e Timurit

Si i zhveshën gjer tek mbathjet, si negrit i linçonin. Si i prenë me sopatë, që “engjëjt” të argtonin!

Mes asaj, turma mavi, pleh ngjizi në çdo shtëpi, ‘një bushtër rrugësh, që nga djemtë gjakun piu.

Ndaj për gjakn’e pirë, për ortakë e për vete. Kur u shpallën kallashvotat, e shpërblyen deputete!

Tani dihet nga të gjithë, kush e zhbëu Shqipërinë, kush desh t’shuaj zjarr, e kush hodhi benzinë.

Ndaj s’harrohen nga shqiptarët, bëma kanibali; pas Vlorës dhe Cërriku, hëngri burra për së gjalli!

S’mund të harrohet nga shqiptarët, si u vranë ato petrita, ditë më pas dhe të tjerë, u plagosën nëpër prita!

Pa u vranë bij që deshën, sa të ritë Shqipërinë. Pa u vranë pik’e djemve, të burrnuar me lirinë.

Pa u vra një burrë loti, demokrat i orës’parë. U hap Spaçi, u vra fjala, me Azemin e rivrarë.

Që të gjallë disa herë, e qëlluan bandat hore, E që rishtaz e qëllojnë, me të gjallë në shtatore…

Pa u vodh nëpër dogana, alkol, kafe e paketa. Me uri e tur kusarësh, të panjohur nga mesjeta..!

Pa u vodhën milionat, nga mashtrimi…që në Vlorë. U vodhën rrugët, Taksa Rama, lekë nën dorë.

Ndaj ky tmerr, që s’ka të thënë, do të zgjasë pambarim. Nëse ne, nuk do të dimë, ti shporrim bishat që mbollën zi.

Se s’do të kemi kurrë Atdhe, kur nuk dimë ç’është liria, Pa ndëshkuar me votë të lirë, pa ndëshkuar bandën mavia…!

Shkruar nga Dylejman Karaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *